100 universitetet më të suksesshme në tregun e punës. Oksfordi kryeson.

Universiteti i Oksfordit kryeson renditjen vjetore botërore që mat performancën e universiteteve sipas punësimit të të diplomuarve të tyre. ...

Universiteti i Oksfordit kryeson renditjen vjetore botërore që mat performancën e universiteteve sipas punësimit të të diplomuarve të tyre.

Oksfordit, i cili ka ngjitur tri vende në sondazhin e këtij viti, ka zhvendosur Universitetin e Harvardit nga maja e renditjes, ndërkohë që Universiteti i Cambridge-it (në vend të tretë), i Stanfordit (në të katërtin) dhe Massachusetts Institute of Technology (MIT) (i pesti) plotësojnë pesë më të mirat.
Lista është hartuar nga grupi  këshillues francez i burimeve njerëzore Emerging Associates bashkë me Trendence, një institut gjerman sondazhesh dhe kërkimesh.
Ai bazohet në përgjigjet e 2700 rekrutuesve në 20 shtete, të cilët u pyetën cili nga universitetet e tyre lokale nxirrte të diplomuarit më të aftë. Ka 14 universitete britanike në 150 më të mirët, me University College London (UCL) ( 13) dhe University of Edinburgh (15) që i bashkohen çiftit të Oxbridge në top 20.
Megjithatë, universitetet e Shteteve të Bashkuara  kryesojnë tabelën, duke mbajtur 45 vende në renditjen e përgjithshme, duke përfshirë 7 në top 10.
Sipas Emerging Associates, performance e shteteve të vogla të Evropës Veriore si Holanda, Zvicra dhe shtetet skandinave ka surprizuar këtë vit.
“Në vija të përgjithshme, universitetet e specializuara për biznes priren për të pasur sukses, gjë që është e kuptueshme, por ajo që bie në sy në një numër të caktuar të shteteve që është që universitetet që kanë rezultate më të mira janë ato që ia kanë dalë të përshtaten me pritshmëritë e rekrutuesve, edhe kur nuk përkojnë me specializimin e tyre”, ka thënë Sandrine Belloc, drejtore e of Emerging Associates.
Belloc shton që, përveç metodologjisë aktuale, rekrutuesve iu kërkua të shprehnin “idenë e tyre si duhet të jetë një universitet perfekt”.
Rezultatet tregojnë që praktikat e studentëve vlerësohen shumë nga punëdhënësit, kat thënë ajo.
Jonathan Black, drejtori i zyrës së karrierës në Oxford, ka thënë për Times Higher Education që kur studentët diplomohen dhe hyjnë në botën e punës, duhet të jenë të përgatitur për “një lojë 50-vjeçar”.
“Kur diplomohesh 21 vjeç duhet të punosh për 50 vjet…Ne duhet të edukojmë njerëzit për jetën,” ka thënë ai.
Ai shtoi: “Ne nuk e përfshijmë punësimin në kurrikulum, por ajo që bëjmë ne si shërbim karriere është të flasim me punëdhënësit dhe të zbulojmë çfarë mendojnë ata që u mungon studentëve tanë dhe pastaj të përpiqemi të plotësojmë (studimet e tyre) me programe extrakurriculare.”/mapo


100 universitetet që shkëlqejnë në punësim në gjithë botën

1University of OxfordBritania e Madhe
2Harvard UniversitySHBA
3University of CambridgeBritania e Madhe
4Stanford UniversitySHBA
5Massachusetts Institute of Technology (MIT)SHBA
6Princeton UniversitySHBA
7Columbia UniversitySHBA
8Yale UniversitySHBA
9California Institute of Technology (Caltech)SHBA
10The University of TokyoJaponi
11Technische Universität MünchenGjermani
12University of California, BerkeleySHBA
13University College London (UCL)Britani
14University of TorontoKanada
15University of EdinburghBritani
16École PolytechniqueFrancë
17HEC ParisFrancë
18Hong Kong University of Science and TechnologyHong Kong
19École Normale SupérieureFrancë
20Australian National UniversityAustrali
21Imperial College LondonBritani
22Brown UniversitySHBA
23Indian Institute of ScienceIndi
24University of ChicagoSHBA
25Tokyo Institute of TechnologyJaponi
26Peking UniversityKinë
27University of ManchesterBritani
28Universität HeidelbergGjermani
29New York University (NYU)SHBA
30McGill UniversityKanada
31Duke UniversitySHBA
32Boston UniversitySHBA
33Monash UniversityAustrali
34IE UniversitySpanjë
35Johns Hopkins UniversitySHBA
36University of NavarraSpanjë
37King’s College LondonBritani
38Swiss Federal Institute of Technology Zürich (ETH Zürich)Zvicër
39Cornell UniversitySHBA
40Mines ParisTechFrancë
41London School of Economics and Political Science (LSE)Britani
42Kyoto UniversityJaponi
43Fudan UniversityKinë
44University of California, Los Angeles (UCLA)SHBA
45University of NottinghamBritani
46Università Commerciale Luigi BocconiItali
47Johann Wolfgang Goethe-Universität Frankfurt am MainGjermani
48École Centrale ParisFrancë
49National University of Singapore (NUS)Singapor
50University of MelbourneAustrali
51University of British ColumbiaKanada
52Indian School of BusinessIndi
53Carnegie Mellon UniversitySHBA
54École Polytechnique Fédérale de LausanneZvicër
55University of New South WalesAustrali
56Shanghai Jiao Tong UniversityKina
57University of BirminghamBritani e Madhe
58Dartmouth CollegeSHBA
59University of MontrealKanada
60Ludwig-Maximilians-Universität MünchenGjermani
61University of ZürichZvicër
62University of PennsylvaniaSHBA
63Georgetown UniversitySHBA
64Tsinghua UniversityKinë
65Université de LausanneZvicër
66University of BristolBritania e Madhe
67Ghent UniversityBelgjikë
68École de Management de LyonFrancë
69Stockholm UniversitySuedi
70Northwestern UniversitySHBA
71Chinese University of Hong KongHong Kong
72Eindhoven University of TechnologyHolandë
73McMaster UniversityKanada
74Politecnico di MilanoItali
75ESSEC Business SchoolFrancë
76Humboldt-Universität zu BerlinGjermani
77University of CopenhagenDanmarkë
78University of California, San FranciscoSHBA
79London Business SchoolBritani e Madhe
80Frankfurt School of Finance and ManagementGjermani
81University of Southern CaliforniaSHBA
82Boston CollegeSHBA
83University of GroningenHolandë
84Utrecht UniversityHolandë
85Brigham Young UniversitySHBA
86KU LeuvenBelgjikë
87University of WashingtonSHBA
88Ohio State UniversitySHBA
89Washington University in Saint LouisSHBA
90Delft University of TechnologyHolandë
91University of California, San DiegoSHBA
92Georg-August-Universität GöttingenGjermani
93Fundação Getulio VargasBrazil
94Universität BaselZvicër
95Karolinska InstituteSuedi
96University of North Carolina at Chapel HillSHBA
97University of MichiganSHBA
98University of VirginiaSHBA
99University of HelsinkiFinlandë
100Sciences PoFrance









Related

Suplement 2708149394347037279

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item