Kim Jong-un shfaros gjithë familjen e ungjit tradhtar

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e gjithë  familjes së ungjit të tij, Jang Yong-thaek, të cilin dikur e kis...

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e gjithë  familjes së ungjit të tij, Jang Yong-thaek, të cilin dikur e kishte krah të djathtë, i ekzekutuar në muajin dhjetor me akuzën e tradhtisë.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja koreano-jugore “Chosun Ilbo”, e cila citon burime të ndryshme, përfshirë një qeveritar, ndërsa shërbimet e inteligjencës kanë refuzuar të japin konfirmime.
Sipas këtij burimi, dhjetorin e kaluar Jag Kye sun (e motra e ungjit të diktatorit), bashkëshorti i saj dhe ambasadorët koreano-veriorë në Kubë dhe Malajzi janë ekzekutuar me pushkatim bashkë me dy djemtë 20-vjeçarë të njërit prej ambasadorëve. Por tmerri nuk mbaron me kaq pasi thuhet se para togës së pushkatimit janë vënë edhe të gjithë fëmijët dhe nipërit e familjes së ungjit të diktatorit. Data e ekzekutimit thuhet se ka qenë 12 dhjetori. 
Ndërkohë, gruaja e Jang Yong dhe disa gra të tjetra që i përkasin familjes janë dërguar për internim në zona malore të izoluara. Por perdja e hekurt e  Pyongyang e bën të vështirë verifikimin e të gjitha këtyre informacioneve.
Mësohet se një përfaqësues i qeverisë së Koresë së Veriut ka thënë: “Duket se spastrim që kishte në shënjestër familjen e Jang ishte më radikal se sa kishim menduar”.

Related

Botë 642882273378413124

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item