Raporti shokues i CIA-s, 30 shtator 1949: Zogu, incest me motrën
E përditshmja Dita ka publikuar një dokument nga Agjencia e Inteligjencës Amerikane, CIA, ku theksohet se mbreti shqiptar, Ahmet Zogu, ka nj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/raporti-shokues-i-cia-s-30-shtator-1949.html
E përditshmja Dita ka publikuar një dokument nga Agjencia e Inteligjencës Amerikane, CIA, ku theksohet se mbreti shqiptar, Ahmet Zogu, ka një lidhje incesti me të motrën.
Po çfarë është ky dokument i deklasifikuar së fundmi?
Bëhet fjalë për një dokument të hartuar nga Edgar M. Church, një avokat nga Nju Jorku, që kishte arritur të hynte në kontakt me familjen mbretërore shqiptare në ekzil në Egjipt duke u bërë përfaqësues juridik i interesave të Zogut në SHBA.
Church i kishte vendosur kontaktet falë gruas së tij, konteshës Margaret, e cila ishte kushërirë e gruas së Zogut, Geraldinës.
Por ndërsa bënte këtë punë, Church raportonte tek CIA për mbretin e shqiptarëve.
Në një nga raportimet e tij, ai thotë se Zogu kishte një lidhje incesti.
“Motra e Zogut, Zenida, është një grua idiote, e cila ka një ndikim të tmerrshëm mbi të vëllanë. Zogu dhe Zenida kanë një lidhje incesti aktualisht, lidhje për të cilën Geraldina nga ana e saj ka dijeni.