10 mënyrat se si personaliteti ndikon mundësitë e dobësimit
Fati i dietës ushqimore varet prej karakterit tuaj, nëse jeni altruist dhe në vend të ushtrimeve shkoni të takoni miqtë, kjo nuk do t’ju dob...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/10-menyrat-se-si-personaliteti-ndikon.html
Fati i dietës ushqimore varet prej karakterit tuaj, nëse jeni altruist dhe në vend të ushtrimeve shkoni të takoni miqtë, kjo nuk do t’ju dobësojë aspak
Shëndeti
Personaliteti luan një rol të madh në aftësinë tuaj për t’u dobësuar. Ndiqni guidën e mëposhtme për të zbuluar llojin tuaj të personalitetit dhe përdorini karakteristikat e veçanta në dobi të humbjes së peshës.
Nëse jeni impulsiv…
Në një studim të famshëm të vitit 1972, shkencëtarët u kërkuan fëmijëve të zgjidhnin nëse donin një ëmbëlsirë tani ose dy ëmbëlsira 15 minuta më vonë. Fëmijët që pritën 15 minuta për të marrë dy ëmbëlsira, kishin prirje të përjetonin më shumë sukses dhe ishin më të vetëpërmbajtur. Aftësia për të vonuar kënaqësinë lidhet me humbjen e peshës, sipas profesorit të psikologjisë, Art Markman, në Universitetin e Teksasit. Njerëzit mund të ndahen në dy grupe: në ata që pranojnë më mirë një ëmbëlsirë në çast dhe në ata që zgjedhin dy ëmbëlsira, por 15 minuta më vonë. Në rastin e parë, këta njerëz kanë më shumë gjasa të shëndoshen.
Nëse jeni të besueshëm…
Gjithnjë në kohë? Ndiqni rregullat dhe axhendën? Kjo do të thotë që jeni të vetëdijshëm, gjë që është e mirë kur vjen puna për t’iu përmbajtur dietës dhe të ngrënit. Pavarësisht nëse jeni apo jo i vetëdijshëm, ekziston një paradoks, sipas të cilit krijimi i një plani për ushqimet që do të konsumoni, ju detyron të mendoni me patjetër për ushqimin. Zgjidhja është të krijoni rutina që nuk janë të cilësuara në uljen e peshës, por që gjithsesi ju ndihmojnë të humbni disa kilogramë.
Nëse keni lëkundje humori…
Gjendja juaj shpirtërore ndikon shumë në ushqimet që do të hani dhe në sasinë e tyre. Ka njerëz që përpiqen t’i përballojnë lëkundjet e humorit duke ngrënë dhe kjo nuk është rruga e duhur. Në këtë rast, nëse keni një personalitet me gjendje emocionale të paqëndrueshme, do t’ju duhet të tregoni dyfish kujdes ndaj humbjes së peshës dhe ruajtjes së dietës.
Nëse jeni i qetë…
Personaliteti introvert është një avantazh i vërtetë në humbjen e peshës. Këta persona janë më pak impulsivë, më mendimtarë dhe priren të bëjnë zgjedhje më të arsyeshme. Introvertët kanë më shumë gjasa të zgjedhin cilësinë përpara sasisë. Kështu, njerëzit e qetë janë më striktë, më besnikë të dietës dhe bëjnë rregullisht ushtrime. Ekstrovertët, nga ana tjetër, e kanë më të vështirë. Stili i tyre i jetesës është më i shpejtë dhe më i ndryshueshëm, ndaj ata priren më tepër ndaj ushqimeve të pashëndetshme.
Nëse jeni jeta e festës…
Njerëzit e shoqërueshëm priren ta lejojnë grumbullimin e stresit deri në një pikë të caktuar. Nëpër festa zakonisht shpërndahen ushqime që krijojnë varësi konsumi, që kanë kalori të larta dhe nivele yndyre. Nëse ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, përpiquni të shkoni nëpër vende ku nuk ka ushqime për të ngrënë.
Nëse nuk jeni tolerant me veten…
Njerëzit që kanë mungesë të theksuar të dashurisë për veten, priren të reagojnë shumë keq sa herë bëjnë ndonjë gabim. Ata që tregohen të butë me veten, i kalojnë situatat e këqija më shpejt dhe përpiqen të mos bëjnë të njëjtin gabim dy herë. Nëse jeni të ashpër me veten, atëherë do të vazhdoni t’i mendoni situatat edhe pasi ka kaluar kohë që kur kanë ndodhur. Humbja e vetëbesimit nuk është tipari më i mirë i atyre që duan të heqin disa kilogramë. Këshilla më e mirë është të bëheni miq të ngushtë me veten.
Nëse flini vonë…
Qëndrimi zgjuar deri në orët e para të mëngjesit është një çorientim i vërtetë për orën e brendshme të trupit. Kërkuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë zbuluar se njerëzit që qëndronin zgjuar deri në orën katër të mëngjesit, merrnin zakonisht 550 kalori gjatë kësaj kohe. Kështu, përqindja e kalorive të ardhura nga ushqimet e pasura me yndyrë është më e lartë gjatë natës sesa gjatë ditës.
Nëse zgjoheni herët
Në një studim australian, pjesëmarrësit që zgjoheshin herët kishin më pak gjasa të ishin mbi peshë, krahasuar me ata që rrinin zgjuar deri vonë, edhe pse të dyja grupet flinin me të njëjtin numër orësh. Këshillohet që të rriturit të flenë nga shtatë në nëntë orë gjatë natës.
Nëse jeni egoist
Të qenët të dhënë pas vetes nuk është diçka e keqe kur vjen puna për të humbur peshë. Njerëzit egoistë priren të jepen pas interesave të tyre, gjë që mund t’i çojë drejt ruajtjes së energjive dhe dëshirës për të konsumuar ushqim në mënyrë të moderuar. Njerëzit altruistë, nga ana tjetër, mund të stresohen prej faktit që ndihmojnë të tjerët, ndaj në fund të ditës mund të kërkojnë të shijojnë më shumë ushqim nga ç’u nevojitet. Nëse po kërkoni të dobësoheni, atëherë filloni të bëheni pak më shumë egoist.