Ja disa gjëra që nuk i dinit rreth Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg është një nga njerëzit më të njohur në botë, falë ‘krijesës’ së tij Facebook. Por ka disa gjëra që shumica prej jush mund të...

Mark Zuckerberg është një nga njerëzit më të njohur në botë, falë ‘krijesës’ së tij Facebook. Por ka disa gjëra që shumica prej jush mund të mos i dini rreth Markut.
1. Ngjyrë-verbër
Mark Zuckerberg nuk e dallon dot ngjyrën e kuqe. Kjo është një nga arsyet pse Facebook është në ngjyrën blu.
2. Shumëgjuhësh
Mark di të lexojë dhe flasë pesë gjuhë – Anglisht, Hebraisht, Latinisht, Frëngjisht, dhe Greqishten e vjetër.
3. Një buzëqeshje perfekte
I ati i Markut ishte dentist, kështu që Marku nuk ka asnjë problem me kavitetet në gojën e tij.
4. Pa televizion
Sipas Markut, në shtëpinë e tij nuk gjëndet asnjë televizion. Ai thotë se TV-ja nuk është asgjë përveç diçkaje që të harxhon kohën kot.
5. Frikë publike
Marku është pak i ndrojtur kur vjen puna e mbajtjes së fjalimeve në publik. Por kjo është një gjë e keqe për të, pasi fjalimet në publik përbëjnë një pjesë të rëndësishme të punës së tij.
6. ZuckNet
Marku krijoi në 1996-n ZuckNet, i cili ishtë një shërbim mesazhi, ose ‘instant messenger’. Ky shërbim përdoreshe nga e gjithë familja e tij për të komunikuar.
7. Shpatat
Kur ishte në shkollën e mesme, Marku praktikonte shpesh herë shpatat.
8. Shakira
Mark ka një shije elegante kur vjen puna tek muzika. Atij i pëlqejnë shumë stilet e Green Day, Daft Punk, Lady Gaga, Jay Z dhe Shakira.
9. Kollaret
Mark i ka shumë qejf veshjen e kollareve dhe kostumeve në përgjithësi. Në 2009-n, ai veshi kollare çdo ditë për të gjithë vitin.
10. @finkd
Mark është regjistruar edhe në rrjetin social Twitter, me nofkën @finkd.
11. Novator i madh
Marku ka në emrin e tij rreth 50 patenta novatori, dhe pritet që ky numër të rritet.
12. ‘Vegjeterian’
Në 2011-n, Mark vendosi se nuk do të hante më kurrë mishin. Vetëm n.q.s ai do e kishte vrarë vetë kafshën, atëherë do e hante.
13. Marku dhe Bisha
Marku ka një qen të vogël të quajtur ‘Beast’, ose bisha në Shqip.
/TechSot.Al/

Related

Teknologji 5387082697921042416

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item