Mbretëresha Elisabet i dorëzon një pjesë të detyrës princit Çarls
Mbretëresha Elisabet gradualisht po fillon të heqë dorë, nga disa prej detyrave të saj tradicionale si monarke.Ndërsa afron ditëlindja e saj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/mbreteresha-elisabet-i-dorezon-nje.html
Mbretëresha Elisabet gradualisht po fillon të heqë dorë, nga disa prej detyrave të saj tradicionale si monarke.Ndërsa afron ditëlindja e saj e 88- të në prill , pas gati 62 vjetësh në fron , ajo ka rënë dakord të dorëzojë një pjesë të detyrës ,Princit Çarls .
Në pallatin mbretëror, ai do të marrë më shumë përgjegjësi shtetërore. Noftimi në shtyp i transferimit të fuqive drejtuese ,monarkut 65 –vjeçar,do të jepet këtë fundjavë. Burime nga Pallati tregojnë se Princ William dhe Harry do të luajnë rolin e tyre në vendimet e reja, të dy do të kenë më shumë përgjegjësi pasi të heqin dorë nga rolet e tyre ushtarake . Ky është një proces , i cili do të ndodh gradualisht në vitet e ardhshme . ” Është e rëndësishme të theksohet se mbretëresha është ende duke punuar shumë. Charles do të heq dorë nda gjërat që ai pëlqen të bëj,sepse tani duhet t’i përkushtohet më shumë rolit të kreut të shtetit . “Ndërsa Mbretëresha është ende në shëndet të shkëlqyer , ajo në mënyrë të pashmangshme po bëhet pak më e dobët për shkak të moshës së saj . Charles dhe Camilla do të merren gjithashtu me njoftimet publike në emër të saj . ” Shkëlqesia e saj përbën monarkinë më të vjetër në Britani , duke shënuar një rekord kundrejt Mbretëreshës Victoria e cila qeveriti për 63 vjet. Revista “The Mirror” zbulojë se ajo dhe Princi Philip do të shkojnë në Romë këtë vit për një vizitë që ishte shtyrë në 2013.Ata do të vizitojnë Normandinë këtë verë, së bashku me Charles , për të përkujtuar 70-vjetorin e bashkimit “D – Day landings”. “ Fakti ,që mosha e mbretëreshës është duke u diskutuar gjerësisht në qarqet e larta, është bërë e qartë një çmim në listën e nderimeve.
Në sekretarinë e saj private ishte një kalorësi i dytë , Sir Christopher Geidt , i caktuar për ” një qasje të re të çështjeve kushtetuese , dhe përgatitjen e kalimit të një ndryshimi të mbretërisë ” . Një ish-anëtar i familjes mbretërore beson se ky do të ishte një hap shumë i largët. “Burimi shtoi se “problemi për Charles është se, ndryshe nga mbretëresha , disa ministra mund ta shohin figurën e princit si ‘ shumë politike. Megjithatë kjo nuk është rastësi, ai është brenda të drejtave kushtetuese . Roli i tij si trashëgimtar i fronit është sot thjesht formal. Edhe pse ai ka të drejtë ” që të konsultohet , për të inkurajuar dhe për të paralajmëruar ” ministrat e madhërisë së saj nëpërmjet takimeve të rregullta me kryeministrin dhe vetë ministrin . Një burim tjetër mbretërorë, tha se pritej gjerësisht që mbretëresha nuk do të mund të mbante gjatë ngarkesën misionit të qeverisjes.Brezi i ri ,William dhe Harry janë përqëndruar më shumë në detyrat e tyre mbretërore – edhe pse Harry ka , sigurisht ruajtur pozicionin e tij si kapiten në “Household Cavalry”. Një burim tha se “ajo që po shihni , është një monarki në tranzicion . Pjesëmarrja e të gjithë pjesetarëve , veçanërisht Charles dhe William , është vendimtare në pallat. Përfshirja e një sistemi të ri në mbretëri po shihet si një faktor i rëndësishëm në gjithë mediat moderne botërore . /ATSH/