Plani sekret: CIA do blinte floririn e Zogut në Egjipt
Në vitin 1953, Mbreti Zog vazhdonte të jetonte në Egjipt. Por prej disa muajsh, miku i tij, Mbreti Faruk kishte rënë nga pushteti dhe një tj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/plani-sekret-cia-do-blinte-floririn-e.html
Në vitin 1953, Mbreti Zog vazhdonte të jetonte në Egjipt. Por prej disa muajsh, miku i tij, Mbreti Faruk kishte rënë nga pushteti dhe një tjetër linjë politike drejtonte Egjiptin. Ndryshimi i kursit politik solli dhe pasojat e para për Zogun. Fillimisht, autoritetet egjiptiane e vendosën nën hetim Zogun për evazion fiskal. Më pas ata i sekuestruan atij sasitë e floririt që Zogu i kishte marrë nga Shqipëria dhe I kishte ruajtur në Egjipt. Një sasi, që asokohe vlerësohej në 3 milionë dollarë. Egjiptianët nisën menjëherë masat kundër Zogut, por sikundër tregojnë dhe dokumentet e de-klasifikuara, ky veprim i tyre vuri në lëvizje amerikanët. Dokumenti i CIA-s zbulon s e ka pasur një takim në rangje të larta mes zyrtarëve amerikanë dhe qeveritarëve egjiptianë për këtë çështje. Amerikanët ja kanë bërë të qartë palës Egjiptiane se nuk dëshironin që ndaj Zogut të ushtrohej presion pasi ai përfaqësonte një aset që po u shërbente amerikanëve dhe CIA-s në operacionet sekrete të diversionit kundër vendeve komuniste. Atëherë Egjiptianët sugjeruan një skemë që vetë CIA të blinte këtë sasi floriri që ata ia kishin sekuestruar Zogut. Detajet mbi këtë propozim gjenden të sqaruara në dokumentin e përkthyer pjesërisht të CIA-s të zbardhur më poshtë:
SEKRET 20 Tetor 1953
Informacion i Siguruar
Për ZOGUN.
Siç edhe na ka raportuar kontakti ynë më datën 17 Tetor, ka pasur disa takime formale dhe informate me autoritetet Egjiptiane dhe Zogu është shumë i shqetësuar për akuzat që mund të ngrihen kundër tij. …. Zogu ka dërguar ish-ministrin e tij në Kajro, për të informuar Ministrin e Jashtëm që Zogut i duhet një pjesë e parave të ngrira për të siguruar jetesën dhe për të kërkuar që të bëheshin të qarta akuzat ndaj tij. Personi (i fshirë emri) sugjeroi që këto lëvizje të Egjiptianëve ndaj Zogiut mund të jenë një “gjueti peshqish” për të gjetur më parë faktet dhe më pas për të ndërtuar akuzën. Ai shprehu besimin e tij se nëse Zogu do të tregonte vullnet për të bashkëpunuar atëherë një rrugëdalje mund të gjendej. Ai udhëzoi se çdo çështje e rëndësishme duhej diskutuar me vetë Zogun personalisht. Raportojmë se dosja e (emër i fshirë) i është kthyer atij që më datën 17 Tetor. Kontakti i Zogut pasi ka kontaktuar një oficer egjiptian policie i cili i ka thënë se pritet që brenda datës 22 Tetor policia t’i bëjë një kontroll fizik Zogut. Më datën 16 tetor Zv.Kryeministri i Egjiptit, Gamal Abd al Nasr, i tha një oficeri të ambasadës sonë se Egjipti ka bërë përpjekje që të mbledhë taksat por Zogu ka refuzuar. Oficeri i ambasadës i bëri të qartë Naserit se Zogu e ka ndihmuar shumë perëndimin në fushatën anti-komuniste dhe çdo fushatë apo përndjekje ndaj Zogut nuk do të pritej mirë në SHBA. Naseri i sugjeroi Shteteve të Bashkuara që të blinin florinjtë e Zogut me dollarë, e më pas t’ia shisnin këtë sasi Bankës së Egjiptit e cila do e blejë në paund-egjiptianë dhe me sasinë e fituar, amerikanët të përballonin shpenzimet e tyre qeveritare në Egjipt. Ambasadori nga ana e tij shprehu dëshirën që CIA të merrte në shqyrtim këtë propozim. Personi (emër i fshirë) pasi u njoh me këtë propozim, vuri në dukje se as çështja e taksave dhe as çështja e floririt nuk ishin një problem aq i lehtë sa dukeshin. Ai tha se rekomandimet e tij do të vinin pas bisedimeve të fundit që do të zhvillonte me Zogun në Aleksandri(Egjipt). Këto rekomandime ne ende nuk i kemi marrë”.
(dokumenti vijon më tej me detaje për çështjen e taksave të papaguara dhe të floririt të Zogut, shën redaksi)
(dokumenti vijon më tej me detaje për çështjen e taksave të papaguara dhe të floririt të Zogut, shën redaksi)
Dita