THËNIE NGA ALICE MUNRO
• Momentet e ëmbëlsisë dhe pajtimit janë të vlefshme, edhe nëse ndarja do të vijë herët a vonë. • Bisedë mes puthjesh: delikatesë, tërheqje...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/thenie-nga-alice-munro.html
• Momentet e ëmbëlsisë dhe pajtimit janë të vlefshme, edhe nëse ndarja do të vijë herët a vonë.
• Bisedë mes puthjesh: delikatesë, tërheqje, ndryshim.
• Në jetë ka pak vende ose vetëm një vend ku ka ndodhur diçka dhe më pas vijnë vendet e tjera.
• “Fytyra e tij kishte egërsi, ëmbëlsi, krenari, gjunjëzim, dhunë. Nuk kam parë më shumë se kaq te ai, që kur e pashë për të parën herë, sepse pikërisht herën e parë pashë gjithçka. Ishin gjithçka që ai kishte dhe më bënë ta dashuroja, por që nuk e shpjegoja.
• Gjithnjë mbaj mend që kur një burrë del nga dhoma, lë gjithçka prapa... Kur një grua del, ajo bart me
vete gjithçka që ndodhi në dhomë.
• Ne nuk e harruam kurrë njëri-tjetrin. Nuk morëm asnjë hap. Nisi të bëhej shumë vonë dhe vumë re që secili prej nesh kishte investuar shumë për të bërë më të mirën dhe më pas u larguam, të lehtësuar.
• Ai nuk donte të rrinte larg saj. Ajo ishte ndriçimi i jetës së tij.
• Njerëzit janë kureshtarë. Të tjerët janë ... nga ata që i bëjnë njerëzit të mendojnë se gabojnë. Ti i sheh ato duke ecur vërdallë me blloqe shënimesh nëpër duar, duke lexuar mikrofilma, me shpresën se kërkojnë një lidhje, duke shpëtuar nga gjepurat.
• Momentin më trishtues nuk kam ndërmend t’jua tregoj. Gjithë fluturimet tona përzihen me njëratjetrën dhe në të vërtetë janë ringjallje të të njëjtit fluturim, ku ndëshkojmë njëri-tjetrin, unë me fjalë, Hugh me heshtje – për të qenë vetvetja. Nuk na duhej më shumë se kaq.
• Kur një burrë dhe një grua ndodhen vetëm mes 4 muresh, mund të ndodhë gjithçka. Një zallamahi spontane, një mëkat i çastit, triumf i ndjesive. Duken mundësitë që burrat dhe gratë mund të shohin te njëri-tjetri për të konkluduar më pas në rrezik. Po të besojnë te rreziku, gjithnjë do mendojnë për ndonjë mundësi.