Po! Paratë sjellin lumturinë!

Nëse kishit dyshime mbi përgjigjen e pyetjes “A e sjellin paratë lumturinë?”, shkenca ka një përgjigje edhe për ju. Po! Ato mund të sjellin ...

Nëse kishit dyshime mbi përgjigjen e pyetjes “A e sjellin paratë lumturinë?”, shkenca ka një përgjigje edhe për ju.

Po! Ato mund të sjellin lumturinë! Mirëpo, sa duhet të fitojmë që të jemi të lumtur? Studiuesi Daniel Kahneman, i cili ka fituar Nobel për Ekonominë në vitin 2002, e ka vërtetuar këtë përmes një studimi. Me sa duket thënia e vjetër se “paratë nuk sjellin lumturinë”, nuk i përket farë së vërtetës. Dhe le ta themi, kush nuk kishte dyshuar që thënia ishte, …thjesht thënie?! Megjithatë tani kemi edhe prova shkencore. Sipas një studimi të udhëhequr nga dy profesorët e Princeton University, niveli i mirqënies subjektive, rritet paralelisht me mirqënien e llogarisë bankare. E thënë ndryshe, sa më shumë na shtohen paratë, aq më shumë rritet mirqënia. Kjo është ajo, çfarë ka dalë nga analizimi i sondazhit Well-Being Index (Indeksi i Mirqënies), i kryer me mbi 450 mijë amerikanë prej Gallup Organization.

Shifrat e Lumturisë

Ka akoma edhe më shumë. Studimi ka analizuar dy tipe të ndryshmë të mirqënies; e para është ajo emotive, referuar cilësisë së emocioneve dhe eksperiencave individuale të përditshme si frekuenca dhe intensiteti i gëzimit, stresit, trishtimit, inatit etj., të cilat bëjnë të lumtur a të palumtur një person. Tipi i dytë i mirqënies parashikon perceptimin që çdo individ ka për jetën e tij. Rezultatet tregojnë se dy komponentët e mirqënies reagojnë në mënyrë të ndryshmë ndaj parave. Në veçanti kur të ardhurat rriten, paralelisht rritet edhe perceptimi për stilin e jetesës, edhe mirqënia emotive rritet, por deri në një farë pike, ose më saktë deri në një farë shume. Kjo shifër është 75 mijë dollarë në vit, ose 60 mijë euro, një vlerë kjo, e cila shënon për studiuesit kulmin e shumës së parave për të qenë të lumtur, sepse pas kësaj, niveli i lumturisë mbetet po i njëjtë.
Të dhënat kanë treguar gjithashtu, se kur kjo vlerë e fituar bie nën 60 mijë euro, lumturia “pakësohet”, duke ia lënë vendin trishtimit dhe  stresit, por nëse kjo shifër kalohet, ajo që rritet është vetëm mirëqenia në aspektin e stilit të jetës, jo gjendjes shpirtërore. Kështu mesazhi është i qartë, të ardhurat e mëdha e bëjnë jetën më të kënaqshme!

Related

Psikologji 6960197218180211691

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item