Kujdes me fotot që i postoni në Facebook!
Fotografi postojmë çdo ditë nëpër rrjete sociale (Facebook, Twitter, Instagram, Pinterest, etj) , i shpërndajmë, klikojmë që na pëlqejnë, u ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/kujdes-me-fotot-qe-i-postoni-ne-facebook.html
Fotografi postojmë çdo ditë nëpër rrjete sociale (Facebook, Twitter, Instagram, Pinterest, etj) , i shpërndajmë, klikojmë që na pëlqejnë, u bëjmë tag njerëzve, por sa jeni të kujdesshëm? A e dini se çfarë mund të ndodhë me fotografitët tuaja?
Kuptohet, nuk kemi asgjë kundër postimit të fotografive, por është shumë e rëndësishme që të keni kujdes për privatsinë tuaj në internet – këtu e kemi fjalën edhe për fotografitë.
Vjedhja
Fotografitë që i postoni nëpër rrjetet sociale i kanë në dispozicion shumë njerëz, por të gjithë nuk janë dashamirës. Nuk është e rastësishmë që disa sajte, të themi për takime online, shfrytëzojnë fotot e disa përdoruesve të pakujdeshëm të rrjeteve sociale për krijim të profileve të rrejshme. Vendosni në opsionet për privatësi të gjitha veprimet të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e profilit tuaj dhe fotografive. Mund të hiqni edhe tag-et të cilat dëshironi, por jo edhe ta fshihni në tërësi identitetin tuaj dhe ta kufizoni vetëm në një rreth të ngushtë njerëzish. Kuptohet, keni kujdes edhe çfarë fotosh postoni – mendoni mirë para se të postoni ndonjë foto “të ndërlikuar”, e cila në çastin që e postoni ju duket shumë e “sigurtë”.
Lokacioni dhe identiteti
Vendosja e fotografive direkt nga celulari online poashtu mund të jetë një veprim i pakujdeshëm, nëse fotografia zbulon shumë gjëra – ku gjendeni, me kë jeni në shoqëri,… Ngjajshëm është edhe me fotot para shtëpisë, shkollës, etj… Ndonjëri nga “miqt” tuaj ndoshta përgjon lëvizjet e juaja dhe nuk ka edhe aq qëllime të mira ndaj jush. Mos zbuloni asnjëherë më tepër se sa duhet.
Kë i keni miq
Mos e pranoni sejcilin që ju kërkon miqësi në rrjetet sociale. Kontrolloni njerëzit, shikoni a keni miq të përbashkët, pyesni për kë bëhet fjalë para se të “shoqëroheni” virtuelisht.
Tag-et
Mos keni frikë që t’i lusni hapur miqtë tuaj që mos të postojnë fotografitë tuaja pa dijeninë tuaj. Mund të ndodh që edhe mos të jeni të tag-uar në foto dhe të mos dini se dikush atje është duke shikuar ato foto, të cilat ndoshta janë të dedikuara vetëm për shoqërinë e ngushtë. Dikush këto foto shume lehtë mund edhe t’i shfrytëzojë kundër jush. Poashtu, ekzistojnë edhe ngjarje në të cilat keni qenë dhe jeni fotografuar, por nuk dëshironi që për këtë të dijnë disa njerëz. Është e rëndësishme që miqt tuaj më të mirë ta dinë këtë gjë dhe të jenë të vetëdijshëm se sa rëndësi ka kjo për ju.