4 gjëra të cilat mendoni se janë private, por në fakt nuk janë të tilla
Shumica e njerëzve mendojnë se një lidhje me internetin është e sigurt, por ajo që duhet të dini është se të dhënat tuaja në ueb janë shumë ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/4-gjera-te-cilat-mendoni-se-jane.html
Shumica e njerëzve mendojnë se një lidhje me internetin është e sigurt, por ajo që duhet të dini është se të dhënat tuaja në ueb janë shumë më transparente nga sa mendoni. Në shumë fusha njerëzit e marrin të mirëqenë sigurinë, por në ditët e sotme është më e lehtë se kurrë të ndërhysh në llogaritë e të tjerëve. Ja se si të përballeni me katër ndër problemet më të shpeshta të privatësisë:
1. E-mail-i është i hakueshëm
E-mail-i është qendra e komunikimeve tona ditore. Ai na nevojitet edhe për t’u regjistruar në uebfaqe të tjera, si në forume, media sociale etj. Por, për të lexuar e-mail-et tuaja, nuk është e nevojshme gjithmonë që dikush të dijë fjalëkalimin tuaj. Ka mënyra se si mund të gjurmohen paketat e të dhënave që dërgohen në rrjet apo aplikacione të tjera që ndërhyjnë në transmetimin e të dhënave.
Zgjidhja: Enkriptojini e-mail-et. Në këtë mënyrë, nëse dikush i lexon ato gjatë rrugës, nuk do të kuptojë gjë.
2. Fjalëkalimet nuk janë të sigurta
Fjalëkalimet janë si çelsat e dyerve ku hyjmë çdo ditë. Por, ato mund të hapen dhe shumë më lehtë nga sa mendoni. Hakerët mund të përdorin që nga mjetet më të thjeshta, ato të forcës brutale, e deri tek teknikat më të sofistikuara. Madje, një mënyrë fare e thjeshtë është t’i kërkojnë uebfaqes të rivendosni fjalëkalimin. Prandaj duhet të keni kujdes me të dhënat personale që regjistroni në fillim, si emrin e qenit të parë, mbiemrin e vajzërisë së nënës, rrugën ku jeni rritur etj.
Zgjidhja: Pyetjet e sigurisë konsiderojini si fjalëkalime dytësore, duke i modifikuar dhe krijuar në mënyrë të tillë që dikush që edhe mund t’i dijë përgjigjjet, të mos jetë në gjendje t’i gjejë ato saktësisht. Për shembull, nëse qeni i parë quhej Zeke", atëhere shkruani "Zeke Qeni".
3. Mediat sociale janë gjithmonë publike
Edhe pse ato ju lejojnë të bëni ndryshime në postimet që shpërdani me persona të caktuar, çështja qëndron tek ato gjëra që bëni në profilet e të tjerëve, atje ku nuk keni ju kontroll por miqtë tuaj.
Zgjidhja: Mos shkruani nëpër media sociale gjëra që nuk do t’i thoshit në publik – veçanërisht në vende ku e dini që janë të aksesueshme publikisht.
4. Uebkamerat nuk janë të sigurta
Kjo është shumë e frikshme në fakt. Sot, hakerët janë në gjendje t’ju përgjojnë, pa e marrë vesh fare ju. Mund të aktivizojnë kamerën dhe t’ju vëzhgojnë. Madje kjo gjë nuk është aspak e vështirë, pasi shkrimi i skripteve për këto raste është i lehtë.
Zgjidhja: Filloni nga gjërat bazë, pra, një firewall, antivirus, një router të mirë, përditësimin e vazhdueshëm të sistemit operativ dhe gjithë programeve. Nëse nuk keni besim, mund ta mbuloni kamerën me një letër kur nuk e përdorni. (PCWorld Albanian)