Hollande-Valerie, përfundimisht divorc
President francez François Hollande konfirmoi ndarjen e tij nga partnerja Valerie Trierweiler. Lajmi i ndarjes së tij erdhi pas raportimeve ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/hollande-valerie-perfundimisht-divorc.html
President francez François Hollande konfirmoi ndarjen e tij nga partnerja Valerie Trierweiler. Lajmi i ndarjes së tij erdhi pas raportimeve kontradiktore prej medias dhe zyrës së Presidencës.
Hollande i tha agjencisë së lajmeve AFP se “jeta mes tyre” kishte perfunduar dhe siç pohoi, e tha këtë në përgjegjësinë personale dhe jo si kreu i shtetit. “Po e bëj të ditur që i kam dhënë fund jetës sime me Valerie Trierweiler”, tha presidenti.
Të enjten Trierweiler pushoi nga puna avokatin e saj sepse tha se “ajo kërkonte t’i jepte fund marrëdhenies me Hollande me sa më shumë dinjitet”. Ndërsa të djelën Valerie, e cila vazhdon punën si gazetare për revistën “Paris Match”, do të udhëtojë në Indi në mbështetje të nismës së bamirësisë kundër urisë.
Valerie Trierweiler tha se me François Hollande nuk kanë qenë kurrë të martuar. Ajo e bëri publike lidhjen e tyre gjashtë muaj pas ndarjes së tij me ish-partneren Segolene Royal, me të cilën ka katër fëmijë.
Nga ana e saj, aktorja 41-vjeçare, Julie Gayet ka hedhur në gjyq revistën “Closer” ku u publikuan fotot, duke e akuzuar për shkelje të privatësisë. Sipas kësaj reviste, lidhja mes Hollande dhe Gayet kishte nisur gjatë fushatës presidenciale në vitin 2012.
/ Top Channel