Erdogan shtyn përpara anëtarësimin në BE

Bruksel Vizita e parë në Bruksel në pesë vjet, ndërsa Turqia akuzohet për shkelje masive të të drejtave Kryeministri i Turqisë, Recep Tajip ...

Bruksel

Vizita e parë në Bruksel në pesë vjet, ndërsa Turqia akuzohet për shkelje masive të të drejtave


Kryeministri i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, vizitoi Brukselin për bisedime për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian, ndërkohë që BE është e shqetësuar nga vala e spastrimeve mes zyrtarëve më të lartë të policisë në vend.
Bisedimet janë përplot me probleme. Politikanët e BE-së kanë shprehur shqetësime për gjendjen e demokracisë në Turqi, përfshirë pavarësinë e gjykatave dhe lirinë e medias.
Shumë nga aleatët e Erdogan janë arrestuar mbi një skandal korrupsioni. Ai akuzon një “komplot të huaj” si fajtor dhe ka shkarkuar nga detyra prokurorë e shefa policie.
Skandali ka vendosur ballë për ballë Erdoganin me ish-aleatin e vet, udhëheqësin islamik me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, i cili ka shumë mbështetës në polici dhe sistemin e drejtësisë. Ky është udhëtimi i parë i Erdogan në Bruksel në pesë vjet.
Turqia ka shfaqur shenja lodhjeje me ecurinë e ngadaltë të bisedimeve të anëtarësimit dhe kërkon një axhendë më korrekte. Turqia i rifilloi bisedimet për anëtarësim në nëntor, pasi qenë pezulluar për më shumë se tre vjet. Bisedimet u hapën fillimisht më 2005.
Gjithsesi shumë vende europiane, mes tyre, Gjermania, Franca dhe Austria, kanë rezerva të mëdha mbi anëtarësimin e mundshëm të Turqisë në BE. Kritikët besojnë se ky vend është shumë larg BE-së nga ana kulturore dhe se për shkak të përmasave që ka Turqia, mund të ndryshohet natyra e Bashkimit Europian. Mbështetësit thonë se anëtarësimi ka shumë gjëra pozitive, përfshirë një rigjallërim të popullsisë nga shtimi i një numri të madh të rinjsh në një kontinent që po plaket me shpejtësi.
Vendet kandidate për anëtarësim duhet të kalojnë në 35 kapituj bisedimesh në mënyrë që të bashkohen. Deri tani janë kaluar vetëm 14 kapituj ndërsa njëri është mbyllur përkohësisht. Tetë kapituj mbeten të ngrirë për shkak të mosmarrëveshjes së vjetër tregtare mes Turqisë dhe Qipros.
Turqia kritikohet nga BE për përdorim të tepruar të dhunës nga policia kundër demonstruesve, si dhe për shkelje të të drejtave të njeriut.
Javën e kaluar, Turqia miratoi një ligj që e bën krim për një mjek të ofrojë ndihmë mjekësore urgjente pa një autorizim paraprak nga qeveria. Disa mjekë argumentojnë se ky ligj synon të ndalojë mjekët të trajtojnë protestuesit e plagosur në përleshje me policinë.
Një organizatë amerikane, Mjekët për të Drejtat e Njeriut, ka raportuar se në Turqi ka pasur ndëshkime për mjekët që ndihmuan protestuesit e plagosur gjatë përleshjeve të qershorit të kaluar. Organizata e dënoi ligjin e ri duke thënë se një ligj i tillë vë shëndetin e gjithkujt në rrezik.

Related

Botë 2301717519783651377

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item