Brazili dhe stadiumet e papërfunduara
Situata nuk duket e lehtë, pasi mendohet se përfundimi i ndërtimit të stadiumit mund të bëhet në një kohë kur botërori të ketë filluar rrugë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/brazili-dhe-stadiumet-e-paperfunduara.html
Situata nuk duket e lehtë, pasi mendohet se përfundimi i ndërtimit të stadiumit mund të bëhet në një kohë kur botërori të ketë filluar rrugëtimin e tij.
Duke u afruar viti 2014, ajo që të shkon në mëndje së pari është evenimenti më i madh futbollistik që ndodhi këtë vit dhe do të zhvillohet ne Brazil. Bëhet fjalë për Kupën e Botës. Duket se ky botëror do të jetë një ndër më të mëdhenjtë dhe ndër më të parët në historinë e futbollit. Mirëpo një histori të veçantë kanë edhe tempujt që do të presin skuadra si Spanja, Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, që presin të na sjellin spektakël. Stadiumet janë ndërtuar midis shumë polemikash. Kjo, pasi Brazili mendohej se nuk do të arrinte që të realizonte të gjithë objektivat. Por duket se tashmë gjithçka është kthyer në normalitet dhe vendi i Sambës do të presë një ngjarje të madhe historike për botën e futbollit. Më poshtë do të japim 4 prej stadiumeve më të bukur të cilët do të jenë mikpritës të sfidave të mëdha. Mirëpo duket se jo gjithçka mund të jetë e bukur. Kjo pasi FIFA paralajmëroi Brazilin se qyteti i Kuritibas mund të përjashtohet nga kalendari i botërorit, nëse punimet në stadium nuk përshpejtohen urgjentisht. Megjithatë, ndërsa situata paraqitet më kritike në punimet për ngritjen e këtij impianti, edhe pesë stadiume të tjerë mbeten ende në proces pune, ndonëse parashikohej që punimet të ishin mbyllur gjashtë muaj në avancë në të gjithë stadiumet pritëse. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valcke, deklaroi se puna në “Arena de Baixada” është “seriozisht e prapambetur”. Vendimi nëse Kuritiba do të mbetet ose jo një qytet organizator do të merret në 18 shkurt. Katër ndeshje janë programuar të zhvillohen në impiantin me 42 mijë vende të Kuritibas, takimet Spanjë-Australi, Honduras-Ekuador, Iran-Nigeri dhe Algjeri-Rusi. “Për të qenë të sinqertë, nuk e pëlqejmë gjendjen aktuale të stadiumit. Nuk bëhet fjalë vetëm për një vonesë, por për një vonesë tepër serioze. Situata aktuale është delikate dhe shumë e ndërlikuar, ndaj nevojitet një angazhim urgjent dhe tepër serioz i palës braziliane për të përfunduar në afat këtë impiant”, deklaroi Valcke. Stadiumi i Kuritibas, 90% e të cilit ka përfunduar së ndërtuari, po ngrihet nga një konsorcium privat. Paralajmërimi i FIFA-s vjen ndërsa Komitetit Organizator Brazilian është vendosur në mënyrë të përsëritur përpara kritikave, për neglizhimin e gravitetit të situatës.
Disa nga stadiumet
“Arena da Baixida”, Kuritiba
Që nga koha e rinovimit të tij në vitin 1991, historiku “Joakin Ameriko” i njohur ndryshe si “Arena da Baixida” është konsideruar si një ndër stadiumet më modern në Brazil. Nuk ishte ndonjë çudi e madhe sepse u zgjodh si një ndër vendet mikpritëse, kjo pasi stadiumi gjendet në Paraneze. Duke u bazuar mbi ndërtimet dhe riparimet që janë bërë mbi të pritet që tashmë tempulli të ketë më shumë hapësirë. Llogaritet që ai të ketë një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe do të mirëpresë 4 ndeshje.
“Estadio Mineirao”, Belo Horizonte
Duke qenë si një ndër qendrat më historike të futbollit brazilian dhe duke qenë se është shtëpia e skuadrave braziliane Atletiko Mineiro dhe Kruziero, që kanë qenë të dyja skuadra kampione, e kthen stadiumin në një ndër më atraktivët. Ai ka një kapacitet prej 57.483 vendesh.
“Estadio Nacional”, Brazilia
Stadiumi nacional ose ai kombëtar gjendet në kryeqytetin Brazilia. Shumë pak qytete mund të ofrojnë atë çka ofron ky qytet, kur vjen puna te arkitektura. Arena ka një kapacitet prej 66.009 vendesh, duke e bërë stadiumin e dytë më të madh për sa i përket numrit të vendeve. Kjo fushë duhet thënë që është tepër e veçantë. Stadiumi është ndërtuar me materiale karboni dhe është ndërtuar me materiale të riciklueshme, çka e kthejnë këtë vepër arkitekturore në një stadium ekologjik. Stadiumi kombëtar do të mirëpresë ndeshjen hapëse të aventurës së Botërorit. Gjithsej do të mirëpresë shtatë ndeshje, njëra prej të cilave do të jetë çerekfinale. Stadiumi është rihapur pas vitit 2008. Pas finaleve të botërorit do të përdoret për koncerte apo evenimente kulturore.
Stadiumi që u kthye në tragjediTre janë viktimat si pasojë e këtij incidenti, që ka prishur planet e ndërtimeve të impianteve futbollistike në Brazil. Një pjesë e mbulimit të stadiumit të ri të Iakueros në San Paolo është rrëzuar, duke vrarë tre punëtorë që po punonin për t’i dhënë dorën e fundit këtij impianti. Në origjinën e incidentit duhet të jetë një rënie e vinçit, që ishte duke ngritur një ngarkesë prej rreth 500 tonësh, duke u përplasur te pjesa mbuluese dhe duke shkaktuar rrëzimin. Stadiumi, që ishte në ndërtim e sipër, është ai i caktuar për të pritur ndeshjen e hapjes së Botërorit 2014, e programuar për më 12 qershor, midis Brazilit dhe një kundërshtareje që do të dalë nga shorti i grupeve. Struktura, që do të ketë një kapacitet prej 68 mijë vendesh, është gati për 94%. Por pas kësaj që ndodhi, kompletimi i tij mund të shkojë përtej afatit të vendosur nga FIFA.