Ç’do të ndodhte në SHBA nëse Obama do të lidhej me Jennifer Aniston?

La Maison Blanche The Economist: Fantazia jonë e çmendur: Vetëm mendoni sikur Franca të ishte Amerikë The Economist Qytetarët e vendit më të...

La Maison Blanche
The Economist: Fantazia jonë e çmendur: Vetëm mendoni sikur Franca të ishte Amerikë
The Economist

Qytetarët e vendit më të fuqishëm të botës, kohët e fundit janë bërë kuriozë nga një ngjarje e pakuptimtë thashethemesh. Botimi i rradhës në revistën “People” ka hedhur dritë mbi atë çfarë tanimë të gjithë e dinë: se Barack Obama është përfshirë në një lidhje me Jennifer Aniston. Kjo ndërhyrje ka ndodhur përkundër përpjekjeve të lavdërueshme të presidentit për të qenë diskret dhe i matur rreth kësaj ngjarjeje. Duke lënë mënjanë formalizmat e zyrës ose ‘dokrrat e zyrës’, ai u nis për në apartamentin e znj. Aniston në mbrëmje, për t’u larguar në mëngjes pasi kishte ngrënë edhe drithë dhe biskota me qumësht, të cilat i’a kishin sjellë Shërbimi Sekret me skuter (lloj motorri) duke e veshur edhe atë vetë me një helmetë për t’ia mbajtur fytyrën të fshehur nga sytë e kureshtarëve.
Ky përgojim skandalizues dhe i dënueshëm, ka përqendruar vëmendjen tek jeta private e z. Obama, të cilit nuk i ka hije si njeri me status, që i cili ka qenë edhe aktiv dhe përherë ndryshe. Partnerja e tij afatgjatë ka qenë Hillary Clinton, me të cilën ai nuk u martua asnjëherë, por që me të cilën kishte katër fëmijë. Rivaliteti i tyre politik, mjerisht, e dëmtoi marrëdhënien e tyre personale, dhe ai mori Katie Couric, të cilën e akomodoi në Shtëpinë e Bardhë, si të dashurën e parë. Tani ajo është e shtruar në spital, e mërzitur, ashtu si çdo gazetar do të ndihej ne lidhje me publicitetin që rrethon dashurinë e saj të bukur të fundit.
Mbetet tani trishtueshëm e paqartë nëse znj. Couric do të jetë përkrah Z.Obama gjatë vizitës së tij të pritur në Francë, qytetarët e së cilës,të nxitur nga puritanizmi dhe pafytyrësia, mund të bëjnë pyetje të paarsyeshme. Jashtë Amerikës ekziston një nivel për të ardhur keq, i “nepsit publik”.
Fatmirësisht, amerikanët janë më të sofistikuar se të huajt: 77% e tyre besojnë se jeta private e presidentit është një çështje që i takon vetëm atij.
Në momentin kur gjatë një konference për shtyp, një reporter nga “Fox News” bëri pyetjen nëse znj. Couric vazhdon të jetë ende “E dashura e parë”, dhe kur z. Obama me gjallëri u përgjigj se kjo është një çështje private, gazetarët kaluan me shpejtësi në pyetje të tjera më të rëndësishme që lidheshin me defiçitin fiskal afatmesëm.
Ndërkohë që aventurat dashurore nuk janë problem në Uashington, ato nuk duhen lënë pas dore. Publiciteti që rrethon çështjen e divorcit të George. W.Bush, nga zonja e tij Laura,dhe martesa “sa për t’u dukur” me Beyonce, një këngëtare, nuk ishte vetëm arriviste por edhe jopopullore. Shumë më mirë ishte përqasja e fshehtë e presidentit paraardhës, e njohur si “tre minuta, një dush falas”, i cili u shoqërua drejt e tek “e dashura” e tij, pastaj në shtëpi nga shoferi zyrtar apo nga paraardhësi i këtij të fundit, vajza e jashtëligjshme e të cilit ka jetuar në kurriz të taksapaguesve. Shtypi i Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë të edukuar dhe të sjellshme e mbajti të fshehur këtë sekret për 13 vjet dhe e zbuloi vetëm një vit përpara se ai të linte zyrën.
Tani le të flasim seriozisht….
A do të ishte Amerika një vend më i mirë nëse personazhet e saj publike do të silleshin si François Hollande, Ségolène Royal, Valérie Trierweiler, Nicolas Sarkozy, Jacques Chirac and François Mitterrand, dhe nëse njerëzit e saj do ta merrnin me kaq qetësi një histori intime në një kornizë seksuale, ashtu siç bëjnë francezët? Me shumë të ngjarë shumë Amerikanë të talentuar do t’i futeshin politikës nëse nuk do të mendonin se do të ishin pjekur të gjallë për një dobësi njerëzore normale. Do të kishte më shumë Jack Kennedy dhe më pak Mitt Romney. Nga ana tjetër, nëse politikanët francezë, nuk do të ishin të mbrojtur nga ligji dhe shtypi i palëvizshëm (i fjetur), ndoshta mesazhi anti-elitist (kundër elitës)i Frontit Kombëtar, nuk do të rrëzohej kaq mirë. Përgjigja, sigurisht, është të ndjekim shembullin e Britanisë, politikanët gati-shenjtorë të së cilës, monitorohen me hijeshi dhe elegancë nga banorët e famshëm dinjitozë të “Fleet Street”.

Related

Shtypi i huaj 4984875283810715428

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item