Skllavëria: 10 faktet që mund të mos i dini për skllavërinë moderne
Biznesi 32 miliardë dollarësh i skllavërisë moderne, shfrytëzon plot 27 milionë njerëz, numri më i madh në historinë e njerëzimit Fëmijët ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/skllaveria-10-faktet-qe-mund-te-mos-i.html
Biznesi 32 miliardë dollarësh i skllavërisë moderne, shfrytëzon plot 27 milionë njerëz, numri më i madh në historinë e njerëzimit
Fëmijët janë viktimat kryesore të trafikimit të seksit në vende si Kamboxhia dhe India. Punëtorët e trafikuar janë të detyruar të punojnë me orare të gjata dhe me shumë pak, ose aspak pagesë, për të prodhuar produkte të përditshme.
10 faktet
1. Skllavëria dhe trafikimi njerëzor mund të jenë dy gjëra të ndryshme. Biznesi 32 miliardë dollarësh i skllavërisë moderne shfrytëzon të rriturit dhe fëmijët në tregtinë e seksit dhe në punën e detyruar. Trafikimi njerëzor është kur një person rekrutohet dhe strehohet, me qëllim që të shitet si një objekt. Viktimat e trafikimit, dy e treta e të cilave janë gra dhe vajza, rekrutohen nëpërmjet kërcënimit për t’u përdorur në punë artizanale ose për qëllime prostitucioni.
2. Numri i skllevërve të sotëm është më i larti në histori. Edhe pse skllavëria është e ndaluar në të gjithë globin, më shumë se 27 milionë njerëz e përjetojnë atë përditë, numri më i lartë në histori. Çdo vit, 15000 njerëz trafikohen në SHBA për punë të detyruar në fusha si prodhimi i ushqimit, prodhimi i veshjeve apo prodhimi i laptopëve dhe mjeteve teknologjike.
3. Viktimat e trafikimit seksual trajtohen shpesh si kriminelë. Ligjet e trafikimit variojnë nga një shtet në tjetrin, ku viktimat shpesh arrestohen dhe trajtohen si kriminelë, duke riforcuar besimin e tyre se policia nuk mund t’i ndihmojë. Avokatët amerikanë po kërkojnë hartimin e një ligji që do t’i lejojë të identifikojnë viktimat e trafikimit dhe t’i mundësojnë shërbime rehabilitimi.
4. Shqipëria dhe skllavëria. Shqipëria është një burim i meshkujve, femrave dhe fëmijëve të trafikuar për qëllime prostitucioni dhe pune të detyruar, përfshirë këtu edhe lypjen. Viktimat e trafikimit shqiptar dërgohen fillimisht në Greqi pastaj në Itali, Kosovë, Spanjë, Francë, Britani të Madhe dhe në vende të tjera europiane. Po ashtu, trafikimi që mbetet brenda për brenda vendit është i madh. Sipas raportit dhe të dhënave të Departamentit Amerikan të Trafikimit të Personave, gjysma e viktimave të trafikimit janë nën moshën 18 vjeç.
5. Ju mbështesni trafikimin kur shikoni porno. Videot erotike që mbizotërojnë internetin, nuk janë në të vërtetë aq të lirshme dhe pasionante nga sa duken. Në shumë raste, aktorët që marrin pjesë në këto video janë viktima të trafikimit seksual, të cilat pas kamerave përballen me kërcënime dhe detyrimin për të fituar miliarda për dikë tjetër.
6. Viktimat e trafikimit dhe skllavërisë bëjnë disa nga produktet tuaja të preferuara. Ekziston një mundësi e mirë që dekorimet e Krishtlindjeve, këpucët që po vishni, rrobat dhe bizhutë tuaja të preferuara të jenë bërë prej punëtorëve skllevër. Departamenti Amerikan i Punës ka hartuar një listë të vendeve dhe sendeve që ata eksportojnë, që dihet se janë të prodhuara nga fëmijët dhe punëtorët e detyruar.
7. Skllevërit punojnë edhe në hotelet ku mund të bëni pushimet. Shumë viktima të trafikimit janë të detyruara të punojnë në orë të stërzgjatura në hotele dhe motele për pak ose aspak rrogë. Fëmijët shpesh përfshihen në afera seksuale në hotele, pasi punonjësit e ligjshëm nuk janë të trajnuar të bëjnë krime të tilla. Një shoqatë kundër trafikimit ka hartuar programe që i trajnojnë punonjësit si t’i identifikojnë këto viktima dhe ku të drejtohen për ndihmë.
8. The Super Bowl është ngjarje e madhe e trafikimit. Kampionati vjetor i futbollit amerikan është një nga ngjarjet më të mëdha për trafikantët. Për shkak se shumë njerëz i drejtohen Nju Xhersit për të parë ndeshjen, viktimat e trafikimit dërgohen atje. Një e mbijetuar tregon se në një nga kampionatet iu desh të shkonte me 25 meshkuj në ditë. Qyteti nga ana e tij merr masa t’i identifikojë dhe t’i ndihmojë viktimat.
9. Disa qendra masazhesh janë maskime të prostitucionit. Jo gjithmonë qendrat estetike të masazheve janë pikërisht për këtë shërbim. Disa prej tyre mund të jenë maskime të një rrjeti trafikant të prostitucionit, ku femrat mund të shfrytëzohen deri në dhjetë herë në ditë.
10. Identifikimi dhe ndihma e viktimave është më e lehtë sesa mund të mendoni.Mësoni disa nga shenjat që tregojnë për viktima të përfshira me forcë në organizata trafikante që transportojnë skllevër në të gjithë botën. Bëhuni pjesë e projekteve që trajnojnë njerëz në identifikimin e viktimave dhe bëhuni ndihmë për njerëzit që e kanë humbur kontrollin e jetës së tyre.