Femrat e ekranit shqiptar me trupin më seksi – FOTO
Është e zakonshme të shohësh gra të bukura, me trup të bukur në ekran por po aq e zakonshme është dhe që trupat të ndryshojnë me kohën, seps...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/femrat-e-ekranit-shqiptar-me-trupin-me.html
Është e zakonshme të shohësh gra të bukura, me trup të bukur në ekran por po aq e zakonshme është dhe që trupat të ndryshojnë me kohën, sepse shpesh merret si e mirëqenë bukuria e jo të gjitha kujdesen si duhet për trupin. Shumë nga vajzat e ekraneve kanë pasur luhatje në peshë, kanë ndryshuar, ndërkohë që janë disa prej tyre që na bëjnë të lëshojmë sanduiçin nga dora dhe të nisemi me vrap në palestër, sa herë që i shohim!
Anxhela Martini
Ok Anxhela është modele, por jo të gjitha modelet kanë një fizik kaq perfekt. E rrumbullakosur në vendet e duhura dhe aspak ai “skeleti” që jemi mësuar të shohim nëpër pasarela.
Soni Malaj
Po të shikosh profilin e Soni Malaj në Instagram ndjehesh keq! Këngëtarja është shumë e motivuar dhe ushtrohet shumë në palestër. Rezultatet janë motivuese për të gjitha ne.
Albana Osmani
Albana gjithashtu është shumë e kujdesshme për linjat e saj! E gjatë dhe elegante ajo e frekuenton rregullisht palestrën e ka një trup shumë të tonifikuar.
Marina Vjollca
E kemi thënë dhe e themi prapë, trupi i Marinës është si një skulpturë e Michelangelo’s! Nëse do kishte parë Marinën më parë, do e kishte lënë Davidin!
Elvana Gjata
Zëri i bukur në një trup të bukur! Mund të ishte një shprehje që vlen për këngëtaren. Performancat e saj bëhen edhe më magjike falë formave fizike.
Suada Sherifi
Suada është basketbolliste dhe kjo ka ndikuar në pasjen e një trupi kaq të tonifikuar, por edhe format e genet kanë bashkëpunuar për të dhënë rezultate të shkëlqyera për ish-Miss Shqipërinë.
Ilda Bejleri
Këtu kemi të bëjmë me një dhuratë të natyrës, sepse trupi i moderators është vërtet impresionues. Një fundshpinë që do ja kishte zili dhe Jennifer Lopez!
Nora Istrefi
Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend Norën me disa kile më shumë! Vështirë sepse format e saj janë gjithnjë e më perfekte, falë përkujdesjes dhe ushqimit të kujdesshëm, sigurisht dhe geneve./Anabel