Itali, murgesha lind fëmijë, “nuk e dija që isha shtatzënë”
Ndjente dhimbje të forta në stomak, por në fakt qe shtatzënë. Kjo qe ngjarja e një murgeshe 31 vjeçare nga El Salvadori, e cila lindi një fë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/itali-murgesha-lind-femije-nuk-e-dija.html
Ndjente dhimbje të forta në stomak, por në fakt qe shtatzënë. Kjo qe ngjarja e një murgeshe 31 vjeçare nga El Salvadori, e cila lindi një fëmijë tri kilogramë e gjysmë në Rieti të Italisë disa ditë më parë, por deklaron se nuk kishte dijeni që ishte shtatzënë.
Ajo do ta mbajë fëmijën e vet, së paku kështu thuhet në spital ku mamatë e tjera kanë bërë thashetheme duke nxjerrë lajmin në publik.
Ambulanca e dërgoi murgeshën në spital me urgjencë, ku iu bë një grafi nga ku doli se qe shtatzënë. Fëmija lindi në mënyrë natyrore. Spitali nuk jep komente.
ilfattoquotidiano.it