Turqia rrit në mënyrë dramatike interesin bazë

Ekonomia Mbledhja në mesnatë jep interesa 5 për qind më të larta se sa ishin Banka Qendrore e Turqisë rriti normat bazë të interesit në një ...

Ekonomia

Mbledhja në mesnatë jep interesa 5 për qind më të larta se sa ishin


Banka Qendrore e Turqisë rriti normat bazë të interesit në një veprim të ndërmarrë në një mbledhje urgjente në mes të natës, duke injoruar kundërshtitë nga Kryeministri Recep Tajip Erdogan. Banka Qendrore po përpiqet të mbrojë vlerën e monedhës së saj lira, e cila është tronditur ndjeshëm gjatë kohëve të fundit. Banka rriti interesin e depozitave një natë në 12 për qind nga 7.5 për qind që ishte më parë ndërsa REPO-t njëjavore u rritën në 10 për qind nga 4.5 për qind. Huamarrja njëditore u rrit në 8 për qind nga 3.5 për qind. Këto janë lëvizje të jashtëzakonshme nga pikëpamja e politikës monetare, e cila zakonisht lëviz me 0.25 apo 0.5 për qind. Edhe ekonomistët e vendit prisnin një rritje prej 2.25 për qind në normën e huadhënies nga banka qendrore dhe vetëm një ekonomist parashikoi rritje kaq dramatike.
Ashpërsia e ndryshimeve tronditi investitorët, duke sjellë rritjen e shpejtë të lirës në treg. Turqia shënoi dje edhe ditën kur vendimi i saj i politikës monetare dha efekte në bursat e së gjithë botës, veçanërisht për shkak të statusit simbol të këtij vendi mes vendeve në zhvillim. Brenda pak orësh, lira fitoi mbi 4 për qind përballë dollarit dhe euros. Nga e hëna, kur u dha njoftimi për mbledhjen e jashtëzakonshme të bankës qendrore, lira është forcuar me mbi 10 për qind.
Erdogan pati kërkuar mosrritjen e interesave, me frikë se një masë e tillë do të dobësojë ekonominë dy muaj para zgjedhjeve. Sipas tij, ka në qarkullim një “lobing të normave të interesit” që kërkojnë të minojnë ekonominë për interesat e tyre. Por Erdogan megjithëse doli kundër, shtoi se nuk ka autoritet të ndërhyjë te politika monetare e bankës qendrore.
Banka e Turqisë, deri tani, nuk dëshironte t’i rriste normat e interesit dhe pati përdorur rezervën e vet monetare për të mbrojtur lirën, por kjo betejë u humb shpejt përballë presionit të tregjeve që humbën besimin te Turqia pas krizës së fundit politike.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item