Receta nordike për kapërcimin e krizës në arsimin e lartë

Vendet nordike si Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia i kanë shpëtuar krizës ekonomike që ka goditur arsimin e lartë në Europ...

Vendet nordike si Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia i kanë shpëtuar krizës ekonomike që ka goditur arsimin e lartë në Europë dhe po gëzojnë zgjerimin e buxheteve. Por qeveritë po shohin mënyra sesi universitetet të furnizojnë financat  e tyre për të ulur barrën e financave të shtetit


Pesë vendet skandinave kanë një popullsi totale prej 25 milionë banorësh, përfshirë këtu rreth 1.2 milionë studentë terciarë dhe ndajnë përqindje të larta të prodhimit të brendshëm bruto për arsimin e lartë dhe kërkimin në botë.
Rreth 8 miliardë euro të parave  publike shpenzohet në kërkim në të pesta shtetet  me Suedinë që ua jep 49 % të financimit për kërkimin direkt universiteteve, Danimarka  46%, Norvegjia 33.5% dhe Finlanda 29% – ndaj mesatares së Bashkimit Europian që qëndron te shifra 33.3%.
Përqindja e ndarë direkt universiteteve   është një tregues sesa shkallë të lartë autonomie kanë universitetet në vendosjen e prioritetit të kërkimit. Para publike shtesë kanalizohen përmes agjencive të kërkimit dhe novacionit. Në dekadat e fundit, universitetet në vendet Nordike kanë parë shumë propozime reformash, disa prej të cilave edhe janë implementuar. Reformat janë fokusuar në autonominë e universitetit nga shteti ( rasti i Finlandës) dhe në veçanti te  bashkimi institucional ( Danimarka dhe Norvegjia); lidershipi i universiteteve dhe përfaqësimi i jashtëm në trupat qeverisës dhe drejtimin e bordeve nga një zv/kancelar ( opsionale ende në Norvegji) dhe një drejtues i jashtëm , dhe shtysa për të ardhurat nga burime të tjera jashtë sektorit publik, përfshirë ngarkimin e tarifave të studimit studentëve nga jashtë Europës.
Cilësia gjithashtu ka qenë fokus i diskutimeve të politikave. Qendrat e ekselencës, që synojnë avancimin e kufijve të kërkimit janë përdorur gjerësisht nga qeveritë nordike dhe janë prezantuar tashmë edhe për mësimdhënia në Norvegji dhe Finlandë. Në Danimarkë, një përpjekje vitin e kaluar nga qeveria për të prezantuar legjislacionin që do të çonte në përshpejtimin e kohës për përfundimin e diplomës çoi në protestën më të madhe studentore  që nga 1960-a.
Në të gjitha vendet  ka pasur diskutime të nxehta për burokracitë e shtuara dhe përdorimi i tepruar të  menaxhimit të ri publik, metodat për të monitoruar dhe shpërblyer produktivitetin duke përdorur matje bibliometrike dhe aftësinë për të gjeneruar financim kërkimi nga burime të jashtme. Rreth 50 mijë studentë nordikë studiojnë aktualisht jashtë vendit për një diplomë të plotë, duke i kushtuar qeverive më shumë se 600 milionë euro në largimet. Thuajse gjysma e studentëve zgjedhin për të studiuar në Britani, ShBA, Kanada, Australi dhe Zelandë e Re. Të gjitha vendet kanë diskutuar mënyra për inkurajuar studentët që të studiojnë  në shtete  si Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut. Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda secila ka nga një ministër të  arsimit të lartë  dhe kërkimit me diploma master në shkenca sociale të gjithë nën moshën 40 vjeç.
Suedia: Cilësia dhe autonomia
Suedia ka prezantuar  një sistem të ri të sigurimit të cilësisë për arsimin e lartë , duke u kritikuar rreptë nga universitetet. Kjo ka çuar në pyetje për sa i përket njohjes ndërkombëtare të diplomave suedeze nën standardet e rekomanduara nga agjencia europiane e sigurimit të cilësisë ENQA.
Një propozim për të prezantuar një ligj të ri që ndajnë universitetet  nga shteti është pezulluar vitin e kaluar për shkak të protestave, por çështja mund të kthehet në parlament në pranverë.
Mes kritikëve ishte edhe profesor Sverker Sörlin i Institutit Mbretëror të Teknologjisë, i cili është shprehur: “Autonomia është diçka e mirë dhe përkrahur nga universitetet e të gjithë Europës.
Por qeveria suedeze ka favorizuar padrejtësisht vetëm dimensionet e orientuar nga inovacioni dhe komercialiteti të lirisë së universiteteve. Misioni më i gjerë dhe virtyti i universiteteve  në shoqëri është i keq artikuluar”. Një reformë e këtyre përmasave gjithashtu kërkon financime autonome, argumenton Sörlin. “Është e pamendueshme ose të paktën pa interes për universitetet që të diferencohen nga shteti nëse atyre nuk u garantohen dhurimet. Është gjithashtu një mundësi për të ndryshuar sistemet konkurruese të financimit përmes agjencive të kërkimit në mënyrë që ata të mbështesin autonomi afatgjatë”. Profesor Astrid Söderbergh Widding, zv/kancelar i Universitetit të Stokholmit është shprehur: Në universitetin e Stokholmit, çështja  e dimensionimit të arsimit tonë të lartë, e lidhur  njëherazi me kërkesat nga studentët dhe me nevojat e shoqërisë, është deri më tani çështja  me e rëndësishme dhe më e vështirë e 2014-ës”.
Danimarka: kërkesa për reforma
Mes vendeve nordike, Danimarka ka ambicien më të madhe politike për arsimin e lartë. Synimet e saj janë që brenda dhjetëvjeçarit tjetër 95% e grupit të të rinjve të përfundojnë arsim sekondar, 60% të përfundojnë arsim post-sekondar dhe 25% të përfundojnë studime master. Vendi ka sistemin më bujar të financimeve mes vendeve nordike dhe në të gjithë botën, me raportin më të lartë të dhënë si grante  dhe mbështetje e veçantë për studentë që shkojnë jashtë vendit. Megjithatë  nga 50 mijë studentë nordikë që studionin  jashtë në vitin 2011, vetëm 7 % ishin nga Danimarka, që është edhe një nga arsyet kryesore pse qeveria ka hedhur një plan veprimi për ndërkombëtarizimin. Ministri për Shkencën, Novacionin dhe Arsimin e Lartë, Morten Østergaard po shtyn fuqimisht për një numër të madh reformash dhe ka lajmëruar se do të botohet së shpejti një strategji e re, me incentiva për studentët ndërkombëtarë për të qëndruar në Danimarkë pasi janë diplomuar dhe mjete të tjera  për të tërhequr talentet ndërkombëtarë.
Kohët e fundit,  komisioni i qeverisë për produktivitetin ka bërë thirrje për reforma të shtrira në universitet në mënyrë që të mprehë cilësinë e të diplomuarve dhe për të inkurajuar ata që të zgjedhin arsim të lartë me rëndësi në vendin e punës dhe për ndarje të buxhetit të shtetit në renditje më të mirë me nevojat industrisë dhe shoqërisë.
Finlanda: Diversifikimi i të ardhurave
Në Finlandë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Krista Kiuru i Partisë Social Demokrate po kërkon  mënyra për të inkurajuar universitetet  për diversifikimin e burimeve të të ardhurave.
Një metodë, nga 2010-a ka qenë për të kombinuar të ardhurat e gjeneruara nga universitetet  me 2.5 herë më shumë financime nga qeveria, në ndërthurje me reformat e autonomisë.
Ish rektori Thomas Wilhelmson ka thënë në një intervistë se institucioni ka punuar me më shumë strategji se më parë. Nga buxheti i tij total prej 700 milionë eurosh, 57% vinin nga qeveria. Anëtari i Parlamentit, Arto Satonen, i cili vitin e kaluar prezantoi një propozim në parlament për të futur tarifat shkollore për studentët jashtë Europës, është shprehur se “për momentin duket se nuk po shoh ndonjë progres me faturën e tarifave studentore”.
Norvegjia: Financim më i lartë, tarifa për studentët e huaj
Për një kohë të gjatë, ndërsa ishte në opozitë, qeveria e drejtuar na Konservatorët e kishte   arsimin  të lartë dhe kërkim si prioritet i parë për të ardhur në fuqi. Pas pesë javësh në funksion, qeveria menaxhoi të fuqizonte sektorin universitar  në buxhetin e 2014-ës dhe aty  kishte optimizëm dhe ishte fillimi një shtytje të re për të kanalizuar më shumë nga tepricat e financimit nga vaji për kërkimin.
Ministri norvegjez i Arsimit dhe Kërkimit, Torbjørn Røe Isaksen ka thënë  se arsimi i lartë dhe kërkimi janë fituesit në buxhet në qeverinë e re. Por ai është gjithashtu në favor të futjes së tarifave të studimit për studentët ndërkombëtarë jashtë Europës, duke argumentuar se sistemi i sotëm po synon “target grupet e duhura” të studentëve ndërkombëtarë.
Qeveria në minorancë  po vazhdon procesin drejt tarifave studentore nga studentët jashtë Europës edhe pse mazhoranca parlamentare gjatë diskutimeve për buxhetin për vitin e ardhshëm nuk e miratoi këtë propozim. Profesor Ole Petter Ottersen, rektor i Universitetit të Oslos, ka thënë: “Ajo çka shoh si sfidën më të madhe përpara është ushqimi i më shumë qendrave për kërkim ekselent në universiteteve nordike dhe sigurimi i financimit të nevojshëm dhe fleksibiliteti organizativ që nevojitet për të lidhur këto mjedise kërkimi me mësimdhënien ekselente. Për të bërë këtë kërkohet hapësirë më e madhe veprimi strategjik në universitet, në mënyrë që të bëhemi më tërheqës dhe të kemi muskuj më të mëdhenj në tërheqjen e kërkuesve dhe studentëve të talentuar nga jashtë. Në emër të kësaj janë infrastruktura shkencore dhe ndërtesa të reja”, – ka thënë Ottersen. Universitetet nordike ishin shumë larg nga zonat kryesore  të kërkimit europian dhe zonat e gjuhës. “Duhet të kompensojmë për të duke qenë më shumë tërheqës përmes ekselencës shkencore dhe të infrastrukturës së shtetit të artit. Universitetet  janë fuqizuar si aktorë strategjikë. Kjo varet nga lidershipi në universitet dhe një renditje më e mirë me parakushte për shpërndarjen e burimeve”.
Kryetari i Shoqatës norvegjeze për institucionet e  arsimit të lartë, Ottersen ka thënë se ai dëshironte të nënvizonte se “Ne qëndrojmë të bashkuar kundër prezantimit të tarifave për studentët jashtë Europës. Norvegjia ka nevojë për studentë ndërkombëtarë më shumë se ata kanë nevojë për ne”./mapo

Related

Arsimi 2419460632977884228

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item