10 mijë euro për tre ditë seks

Vajza nga Europa Juglindore, nën petkun e statusit të studenteve, mësyjnë çdo fundjavë në Itali, për të fituar plot 10 mijë euro, nga setet ...


Vajza nga Europa Juglindore, nën petkun e statusit të studenteve, mësyjnë çdo fundjavë në Itali, për të fituar plot 10 mijë euro, nga setet 3-ditore “all inclusive”, ku përfshihet seksi, hotelet, baret dhe restorantet. Prej ditësh disa medie italiane kanë rënë në gjurmët e këtij fenomeni që po përhapet me shpejtësi. Tashmë, eskortat e fundjavës vijnë me avion, ku kanë rritur ndjeshëm fluksin e udhëtarëve në Bergamo. Përveç tregtisë, studimeve, turizmit, etj, janë vënë re punonjëset e seksit, që vijnë nga Shqipëria, Letonia, Moldavia, Rumania, Ukraina dhe Hungaria, për të kënaqur dëshirat seksuale të klientëve të Milanos apo Zvicrës. Qyteti i nisjes është gjithmonë i njëjtë: Tiranë, Kiev, Bukuresht etj. Arrijnë të premten dhe ikin direkt të hënën në mëngjes.
Ato janë nga 20 deri në 25 vjeçe dhe në dokumente rezultojnë studente, por është e vështirë për të justifikuar faktin se me një punë si kameriere, fotomodele apo kërcimtare, ato fitojnë mijëra euro. Për të bërë përshtypje ato i lyejnë flokët bionde e mbajnë pantallona të ngushta, apo çizme me push. Vajzat paguhen për një fundjavë në lokale, argëtim dhe seks. Ka njerëz të gatshëm për të derdhur deri në 10 mijë euro për të pasur 3 ditë një prej tyre. Hoteli, restoranti dhe klubi i natës janë në “paketën gjithëpërfshirëse të kënaqësisë”. Fluturimi kushton disa dhjetëra euro dhe ka nga ato vajza që punojnë në klubet e Canton Ticino, ku prostitucioni është i ligjshëm dhe ato që marrin hotel në Itali. Përtej kufirit, në liqenin Lugano, ka dhjetëra bare të hapura 365 ditë në vit.
Të gjitha kanë nga një kartë mjekësore, pasi “profesioni” është i rregulluar me ligj. Kulmi i ardhjeve shënohet në verë dhe bie me ardhjen e sezonit të ftohtë, teksa gjithçka ndodh në dritën e diellit. Janë të hollat që kanë tërhequr vëmendjen e Guardia di Finanza në Orio, Serio. Gjatë kontrolleve në pikat e doganave, janë gjetur shpeshherë kartëmonedha 500 euroshe brenda reçipetave, në rripa apo vende të tjera. Në aeroport ka edhe oficere femra, të vendosura me qëllim për të kontrolluar vajza që paraqiten me një “asgjë për të deklaruar”. Kur çantat e dorës kontrollohen imtësisht, disa prej vajzave ngrenë supet, sepse nuk i justifikojnë dot shumat, kurse ka të tjera që e pranojnë duke thënë “Po, unë i fitoj kështu paratë. Në vendin tim ato vlejnë shumë”.
Shumica e tyre udhëtojnë me 5.000 euro. Ato nuk janë penalizuar, sepse kufiri i deklarimit në doganë është 10.000 euro. Ky është limiti i ri, i ofruar nga ish-qeveria Monti dhe nëse tejkalohet, shkelësi duhet të paguajë një gjobë mes 10 dhe 50 për qind të shumës së tepërt. Vajzat që i dinë rregullat janë shumë të kujdesshme për të qëndruar brenda kufirit, por ka pasur edhe me 20 apo 30 mijë euro. Ose ka prej tyre që porosisin udhëtimin online dhe kur arrijnë në minutën e fundit, në shenjat e para të kontrollit të pashmangshëm, ato justifikohen duke thënë “Mos ma humbisni udhëtimin”.
“Pjatat e veçanta” të klientëve në Varese
Përveç Bergamos, ky fenomen përfshin edhe aeroportin Malpensa, i pari në Lombardi përsa u përket udhëtarëve. Në një vend të zbuluar disa muaj më parë, në Lonate Pozzolo (Varese), u gjetën disa vajza nga Europa Juglindore. Pas një hetimi janë konfiskuar e objektet dhe u arrestuan 5 persona, 3 menaxherë, një shofer taksie dhe një tjetër që rekrutonte vajzat në vendin e tyre, ku u kapën disa shqiptarë. Konsumatorët e quanin agroturizëm, por vetëm me një kërkesë shtesë, për të ngrënë “pjatat e veçanta”.
Shqiptaret në Itali, një jetë mes shesheve dhe rrugëve
Shqiptarët dhe shqiptaret i kanë provuar tashmë thuajse të gjitha mënyrat e mundshme njerëzore për të nxjerrë para nga mishi i bardhë, duke nisur me rrezikun e jetës, qëkur shkëputeshin me skafe vajzat prej brigjeve shqiptare, e deri në mbërritjen e kësaj dite, ku tashmë ato janë përmendur edhe nga ish-kryeministri Berluskoni, si “vajza të mira”. Prej të paktën 20 vitesh, realiteti italian i ka pranuar vajzat që kanë shkuar atje për të shitur trupin e tyre, ndërsa qindra rrjete tutorësh, të përbërë prej shqiptarësh, janë shkatërruar. Valës së ikjeve masive, të dhunshme apo vullnetare, nuk i kanë shpëtuar as minorenet, ku vajzat janë shfrytëzuar si prostituta në qendrat dhe bulevardet e qyteteve të mëdha. Krahasuar me vitet e mëparshme, trafikimi njerëzor tashmë ka ritme më të ulëta, por tutorët vazhdojnë të joshin me martesë dhe jetë më të mirë.

Related

Lifestyle 5705230293095767282

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item