Kush zihet duke sharë – paguan 75 dollarë
Sipas ligjit, i cili hyn në fuqi më 1 korrik, çdo film i ri që përmban gjuhë vulgare nuk do të mund të distribuohet. Veç kësaj edhe tek CD-t...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/kush-zihet-duke-share-paguan-75-dollare.html
Sipas ligjit, i cili hyn në fuqi më 1 korrik, çdo film i ri që përmban gjuhë vulgare nuk do të mund të distribuohet. Veç kësaj edhe tek CD-të dhe librat që përmbajnë “sharje” do tu shënohet një vërejtje e posaçme ku do të shkruhet "përmban gjuhë vulgare”.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që i ndalon sharjet në ngjarjet artistike, kulturore dhe argëtuese.
Sipas ligjit, i cili hyn në fuqi më 1 korrik, çdo film i ri që përmban gjuhë vulgare nuk do të mund të distribuohet. Veç kësaj edhe tek CD-të dhe librat që përmbajnë “sharje” do tu shënohet një vërejtje e posaçme ku do të shkruhet "përmban gjuhë vulgare”.
Kompanitë që shkelin ligjin do të dënohen me rreth 1,400 dollarë, ndërsa individët të cilët janë kapur në “flagrancë” do të paguajnë rreth 75 dollarë.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Itar Tass”, “një vlerësim i pavarur” do të përcaktojë se çfarë konsiderohet gjuhë vulgare.
Siç komunikohet nga Kremlini, "ligji ndalon përdorimin e shprehjeve vulgare me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të kulturës gjuhësore". /Telegrafi/