Serbi, një vajzë përdhunohet në grup duke ndihmuar në përmbytjet

Monika Sotirov nga Pozharevci ka ngritur padi penale kundër një grupi të rinjsh, të cilët janë munduar ta dhunojnë derisa ajo së bashku me d...


Monika Sotirov nga Pozharevci ka ngritur padi penale kundër një grupi të rinjsh, të cilët janë munduar ta dhunojnë derisa ajo së bashku me disa femra të tjera kanë dalë si vullnetare për të ndihmuar banorët nga vërshimet.

Dhunimi ka ndodhur më datë 18 maj derisa Monika atë pasdite kishte shkuar tek një lokacion ku duhej ndihmë urgjente për banorët e Pozjarevcit, njofton Alo.rs.

Pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, një grup prej 20 djemve të ri kishte filluar ta ofendojë dhe ta provokojë atë në mënyrën më vulgare të mundshme.

”Nuk ka qenë vetëm tek ofendimi, ata filluan të më prekin në pjesë të ndryshme të trupit, dëshironin të heq rrobat nga trupi, duke u mbrojtur rrash në tokë sepse nuk dija si të mbrohem. Edhe pse isha femër dhe doja të ndihmoja banorët nga vërshimet ju kam thënë që të ndalojnë por ato nuk donin të dëgjonin”, thekson Monika.

”Pasi e pashë që nuk donin të ndalonin, unë u nisa për në shtëpi, pasi i kërkova një shitësi aty afër të më ndihmojë unë u ngjita në autobus por edhe aty nuk më linin të qetë një grup prej 6 djemve të cilët filluan të më ndiqnin. I kërkova shoferit të autobusit të më ndihmojë por ai më tha se detyrë e tij është të vozisë e jo diçka tjetër. Provokimi vazhdoi deri në një moment kur më ra në sy një veturë e policisë, aty zbrita dhe u drejtova tek ata dhe me ndihmën e tyre arrita në stacionin policorë në Pozharevc ku edhe ngrita kallëzim penal”. 

Related

Rajon 4959697350599241818

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item