Në grevën që kërkon dritë (FOTO)

Sot është dita e dytë e grevës së urisë,  nisur ditën e djeshme( nga të larguarit nga puna). E filluan dhjetë persona, tashmë numri ka shkua...


Sot është dita e dytë e grevës së urisë,  nisur ditën e djeshme( nga të larguarit nga puna). E filluan dhjetë persona, tashmë numri ka shkuar në 14. Së bashku me njerëzit u shtuan edhe tendat. Janë katër. Ato ndodhen të pozicionuar në krah të institucionit të Kryeministrisë, pranë Piramidës. Ambienti është i rehatshëm. Ka gjelbërim, po ashtu edhe pemë.
Mesa vëzhguam, tendat janë komode, madje siç shihet edhe në foto janë nga ato lloj që përdoren nëpër dasma. Përpos atyre pak personave që rrinë e vëzhgojnë grevistët, ka nga ata që punojnë. Ndërmarrja e Gjelbërimit mbjell lule. Nga një vështrim i thjeshtë, vihet re, që aty më shumë gjenden gazetarë e kameraman se sa grevistë e njerëz që protestojnë. Kamerat e vendosura në radhë e makinat e lidhjeve direkte të televizioneve janë në pritje të ndonjë deklarate.
Siç duket nata do të jetë e gjatë. Një punonjës i ndriçimit është duke  u zvarritur në maj të shtyllës elektrike për të kontrollua e për të zëvendësuar llambat e djegura. Gjatë natës grevës dhe grevistëve i duhet dritë./dita





















Related

Shqipëri 308087306763170738

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item