Si mund të demokratizohen sadopak universitetet private?

Artan FUGA  1. Të bëhen publike të gjitha llogaritë dhe buxhetet financiare të këtyre sipërmarrjeve, fitimi, shkalla e borxhit, burimet e kr...

Artan FUGA

 1. Të bëhen publike të gjitha llogaritë dhe buxhetet financiare të këtyre sipërmarrjeve, fitimi, shkalla e borxhit, burimet e kreditimit, niveli i rrogave të administratorëve dhe të ekipeve drejtuese. Është gjëja më bazike, sepse si do të vejë dikush të kryejë studimet atje pa ditur nëse universiteti në fjalë është apo jo i besueshëm financiarisht? Nëse nuk doni ta hapini në publik, të hapen llogaritë të paktën për publikun e brendshëm, studentë dhe pedagogë, në formën e një raporti vjetor si element fillestar menaxhimi.
Të publikohet dhe të bëhet e njohur nga studentët dhe miratohet nga asambleja e përgjithshme fitimi dhe përqindja e tij, investimet për novacionin, kostoja reale e edukimit, çmimet për degët etj. Kjo, me qëllim që rritja e fitimeve të realizohet në kurriz të nivelit dhe cilësisë të procesit mësimor.
2. Të ndalohet që prej buxheteve të ardhura prej studentëve, që kanë pasur destinacion cilësinë e mësimdhënies, të bëhen transferime në sektorë të tjerë sikurse janë hoteleritë, mediat jouniversitare, blerjet imobiliare, financimet e fushatave publike, sepse në këtë mënyrë abuzohet me paratë e familjeve shqiptare.
Kjo të konsiderohet si një praktikë abuzive e ndëshkueshme me ligj.
3. Të ndahet në to aspekti financiar që është pronë e investitorëve nga produkti intelektual që duhet të jetë pronë e komunitetit të pedagogëve dhe studentëve. Duhet të krijohen ekipe menaxhimi që kanë kompetenca në këtë fushë, me zgjedhje nga stafi dhe jo të drejtohen universitetet në planin shkencor dhe akademik nga financuesit ose pronarët e tyre. Për të gjitha këto duhet të ketë norma ligjore.
Organi më i lartë i universiteteve private duhet të jetë asambleja e pedagogëve dhe pastaj edhe e financuesve të studentëve si stakeholders.
4. Të mos gjykohet standardi i licencimit të tyre nga numri i karrigeve, dhomave, kompjuterave, por nga rezultatet në dalje, duke vendosur provimet kombëtare për profilet e studimit, për çdo vit, ku të maten me një kut cilësia e çdo universiteti dhe vetëm mbi këtë bazë të bëhet rankimi publik i tyre.
5. Sikurse thekson financieri nobelist Jozeph Stiglitz për të gjithë studentët ekselentë, pra me rezultate mbi një kufi të caktuar, nëse ata nuk gjejnë punë brenda tre viteve, bashkë me interesimin e universiteteve përkatëse, atëherë t’u kthehen paratë e studimeve, meqë universiteti duhet të jetë bashkëpërgjegjës për dështimin e produktit në treg (së paku gjysma e shpenzimeve).
5. Për çdo vit universitetet private të detyrohen me ligj që të studiojnë dhe publikojnë të gjithë ata studentë që kanë gjetur vend pune në sektorin që korrespondon me profilin e tyre të studentëve dhe të dëshmojnë sesa për qind përbëjnë këta në krahasim me numrin e të diplomuarve.
6. Të ndalohet si jo etike dhe në kundërshtim me moralin publik bërja e reklamave për universitetet private në mediat që ato financojnë me paratë e studentëve si edhe të detyrohen mediat gjeneraliste që të tregojnë transparencë për ato raste kur informacioni për universitetet publike në fakt është një publicitet i fshehur dhe i paguar.
7. Pedagogët e universiteteve private të kenë po ato të drejta individuale si edhe pedagogët e universiteteve publike dhe të detyrohen pronarët t’i respektojnë ato sipas ligjit dhe kodit të punës. Sidomos lidhur kjo me kontratat e punës, me pagesat, llojin e pagesave si edhe kohën e kryerjes të pagesave të rrogave etj.
8. Të ndalohet lektorimi në universitetet private i punonjësve publikë me detyra të rëndësishme, si forma reklame jo luajale dhe trafiku influencash.
9. Universitetet private të paguajnë dëmet për papunësinë intelektuale që krijojnë në formën e përgjegjësisë sociale dhe “externalities”, në varësi të numrit të studentëve, në formën e kontributeve për fondin e papunësisë.
10. Të konsiderohen pedagogët dhe drejtuesit e universiteteve private si përfaqësues të interesave private dhe të evitohen nga të gjitha ato shërbime publike ku parashikohet ndarja e funksionarit publik nga çdo lloj fushe biznesi apo korporatizmi.

Related

Opinione 2514186015360952566

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item