“Rrobat e reja të mbretit” të Partisë së Fortë

“Tash p’e nisim: Për transparencë të plotë – vizioni i ri” është parulla të cilën PF-ja e ka përgatitur të jetë motoja e tyre zgjedhore, baz...


“Tash p’e nisim: Për transparencë të plotë – vizioni i ri” është parulla të cilën PF-ja e ka përgatitur të jetë motoja e tyre zgjedhore, bazuar në një foto në të cilën kryetari lexhendar i PF-së, Visar Arifaj, pozon nudo.

Në mbështetje të kësaj fotografie, Partia e Fortë, ka publikuar një histori të një mbreti:
Na ishte njëherë një mbret i një mbretërie të lashtë që e kishte shumë merak blerjen e rrobave të reja. Pasioni i tij ishte aq i madh, sa mbreti nuk kujdesej fare për mbretërinë e vet - as për popullin e varfër, as për ushtarët, e as për fisnikët. Dëshira e tij e vetme ishte t'i tregojë rrobat e veta të reja në publik, dhe këtë e bënte me shumë krenari.
Një ditë prej ditësh në qytet erdhën dy mashtrues që u prezantuan si rrobaqepës që dinë të qepin rroba të bukura prej pëlhurave më të veçanta e më të rralla në botë. Këto pëlhura jo vetëm se kishin ngjyra dhe motive tepër të bukura, por kishin edhe një veti të mrekullueshme: ishin të padukshme në sytë e njerëzve jomeritorë për pozitën që u është caktuar, dhe për ata që ishin jashtë mase të padijshëm.
'Këto rroba më duhen urgjentisht!', mendoi Mbreti. 'I veshur me to do të mund t'i zbuloj të gjithë ata që kanë poste të pamerituara në mbretërinë time. Dhe do të mund t'i dalloj të mençurit nga budallenjtë. Po, po! Menjëherë do t'i urdhëroj të m'i qepin një palë! ', dhe u dha dy mashtruesve një shumë të madhe parash që ta fillojnë punën menjëherë.
Këta i përgatitën maqinat dhe filluan të qepnin, edhe pse nuk kishte fare pëlhurë nën gjilpëra. Të gjitha materialet e shtrenjta që i kishin porositur për rrobat e mbretit i kishin fshehur në strajca, dhe po bënin kinse po qepnin me maqina të zbrazëta.
I gjithë qyteti tashmë fliste për rrobat e reja të Mbretit, dhe të gjithë memzi prisnin që më në fund t'i merrnin vesh disa gjëra - jo a e kam komshiun budalla, jo kunati a ka hyrë në punë me të njofshëm, siç kam dëgjuar…. Edhe vet Mbretin nisi ta mundonte kurreshtja, por hezitone t'u shkonte në vizitë 'rrobaqepësve'. Ai e urdhëroi ministrin e vet më të besuar që të shkonte të interesohej se si u shkon puna.
'O zot!', mendoi ministri në panik kur u gjind para maqinave të qepjes. 'Mos vallë është e mundshme se jam i padijshëm apo që jam ministër i padenjë?' Por nuk u dha para dy mashtruesve. Me shumë mund u përgjigj në pytejet e tyre: 'P-po, po… Fort të bukura rrobat! Ah, sa të sofistikuara!' Dhe iku prej aty sa më shpejt.
Mbreti i dërgoi edhe disa ministra të tjerë që të shikonin se si po ecën puna, dhe të gjithëve u ndodhi po e njejta. 'A është e mundur? A jam budalla? A jam i padenjë?!', mendoi secili. Askush nuk e shihte pëlhurën, sepse nuk kishte asgjë për të parë.
Sidoqoftë, ministrat i raportuan Mbretit se rrobat e reja po i dilnin tepër të bukura, dhe se me to do të dukej më mirë se ndonjëherë. Kjo ia shtoi kureshtjen atij deri sa nuk duroi më, i mblodhi këshilltarët më të besuar dhe u nis për në punëtorinë e 'rrobaqepësve'.
'A është e mundshme? Prej të gjithë njerëzve, të më ndodhë mua? Mbretit? A jam, vallë, i padenjë për Mbret? A mos jam budalla?', mendoi ai në ankth kur u gjind para mashtruesve dhe maqinave të tyre.
'Shikoni, Lartmadhëri! Cfarë yrneku! Cfarë ngjyrash! Rrobat qenkan të jashtëzakonshme!', tha këshilltari më i vjetër, që ishte më dinaku.
'Po, po! Shumë qenkan të bukura!', u pajtuan të gjithë.
Mbreti u zu në habi të madhe. 'Si ju duken juve rrobat e reja, Lartmadhëri?', pyetën mashtruesit. 'Oh, f-fort të bukura!', ia behu Mbreti memzi. 'Mu siç i kisha paramenduar.'
Pas ca ditësh, dy mashtruesit lajmëruan se rrobat ishin të gatshme dhe u ftuan që t'i dërgojnë te Mbreti. U organizua një pritje për ta, ku do t'ia prezentonin Mbretit rrobat e tij të reja, për të cilat fliste i tërë qyteti.
'Shikoni sa të holla janë! Peshojnë sa një rrjet marimangash!, tha njëri nga mashtruesit tek filloi ta 'vishte' Mbretin, i cili tashmë priste lakuriq që të mbështillej me rrobat e reja që askush s'mund t'i shihte, por të gjithë gënjenin se po i shihnin.
Pas ceremonisë, Mbretin e lajmëruan se po e prisnin shoqëruesit për ta kryer rutinën e kalimit mbretëror nëpër qytet. Pasi që me huti ia dha një shikim të fundit rrobave të reja në pasqyrë dhe prapë pa veten lakuriq, e drejtoi trupin dhe megjithatë doli. Qytetarët e sodisnin me kurreshtje. 'Sa të bukura rrobat! Cfarë ngjyrash! Cfarë yrneku! Sa i bukur Mbreti!', thonin të gjithë, edhe pse askush nuk i shihte rrobat. Njerëzit nuk donin të dilnin të padenjë apo budallenj para të tjerëve. Mbreti vetëm buzëqeshte dhe luante kokën me pohim.
Parada kaloi afër një grupi fëmijësh që loznin në bar. 'Ha-haaa, shikoni Mbretin lakuriq!', ulëriu më i vogli. Të gjithë njerëzit u kthyen me mllef nga fëmiu dhe i bënë me shenjë që të heshtte. Babai i tij mundohej t'ia mbyllte gojën disi me mashtrime dhe lodra, por ai vazhdonte të zgërdhihej e të bërtiste me gisht nga Mbreti. 'Hiq, biq, krasniq, kqyre Mbretin lakuriq!'
Dikur as qytetarët nuk u duruan dhe filluan haptas të thonë se Mbreti qenka lakuriq. Mbreti u fut në dyshime, dhe iu kthye ankthi sërish. 'Çka nëse është e vërtetë? Çka nëse me të vërtetë jam lakuriq, dhe nuk ka rroba fare?' Por, megjithatë, ai vendosi të shitej toshë.
'Kjo sheti duhet të vazhdojë!', mendoi ai.

Related

Kosove 7877422955221802313

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item