Senzacionale: Daja Fazli kërkon ndërhyrjen e NATO-s kundër nipit Ali!
Kjo letër klithëse për ndihmë e Veliut, si duket tregon se ai nuk i beson fjalëve të nipit të tij Ali Ahmeti, i cili tha që e ka prishë Jugo...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/senzacionale-daja-fazli-kerkon.html
Kjo letër klithëse për ndihmë e Veliut, si duket tregon se ai nuk i beson fjalëve të nipit të tij Ali Ahmeti, i cili tha që e ka prishë Jugosllavinë 23 milionëshe, prandaj edhe kërkon ndihmën e NATO-s për të mbrojtur shqiptarët nga Maqedonia 2 milionëshe. Disa analistë dyshojnë në seriozitetin e kësaj letre, duke vlerësuar se mund të bëhet fjalë vetëm për një hajgare me ndjenjat e shqiptarëve, që pësuan rëndë nga vandalizmi maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL) të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK) Fazli Veliu-Daja ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmusen, ndëërhyrje urgjente të NATO-s në Maqedoni për shkak të politikës antishqiptare të institucioneve shtetërore, në të cilat merr pjesë edhe BDI e udhëhequr nga nipi i tij Ali Ahmeti.
“I nderuari Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, z. Ander Fogh Rasmussen. Situata e përshkallëzuar në dëm të qytetarëve shqiptarë në IRJM, kërkon ndërhyrjen tuaj me aleatë! Rasti tragjik duhet trajtuar nga gjyqet ndërkombëtare të drejtësisë! Vandalizmi mbi popullatën shqiptare është pasojë e politikës institucionale shtetërore, bazuar në urrejtje nacionale e fetare ndaj rinisë shqiptare!”, thuhet në letrën e SHVL-UÇK-së, nënshkruar nga kryetari i saj, Fazli Veliu.
Kjo letër klithëse për ndihmë e Veliut, si duket tregon se ai nuk i beson fjalëve të nipit të tij Ali Ahmeti, i cili tha që e ka prishë Jugosllavinë 23 milionëshe, prandaj edhe kërkon ndihmën e NATO-s për të mbrojtur shqiptarët nga Maqedonia 2 milionëshe.
Letra e hapur e SHVL-UÇK-së, është adresuar ditën kur sekretari i përgjitshëm i NATO-s qëndron në Maqedoni.
Disa analistë dyshojnë në seriozitetin e kësaj letre, duke vlerësuar se mund të bëhet fjalë vetëm për një hajgare me ndjenjat e shqiptarëve, që pësuan rëndë nga vandalizmi maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov. /Lajmpress