Vuçiq: Dëmi nga përmbytjet, 174.5 milionë euro
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dëmi që ka pësuar vendi i tij nga përmbytjet tejkalon 0.64 për qind të bruto prodhimit...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/vuciq-demi-nga-permbytjet-1745-milione.html
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dëmi që ka pësuar vendi i tij nga përmbytjet tejkalon 0.64 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, çfarë është kusht për ndihmë nga BE-ja. Vuçiq ka thënë se sipas vlerësimeve aktuale, dëmi arrin në 174.5 milionë euro. “Në Serbi kemi 140 qendra që kujdesen për njerëzit; 47 nga to janë në Beograd dhe 93 të tjera në gjithë vendin”, ka thënë Vuçiq. Përmbytjet më të këqija në Ballkan në disa vite kanë goditur rëndë Serbinë, Bosnjën dhe disa pjesë të Kroacisë. Si pasojë kanë humbur jetën dhjetëra persona.