Kombëtarja , ja të grumbulluarit për miqësoret

Pasi ndoqi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë, tekniku Italian i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka dalë në një konferencë për shtyp du...


Pasi ndoqi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë, tekniku Italian i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka dalë në një konferencë për shtyp duke shpallur edhe listën me 21 futbollist që do të luajnë në ‘’Turin Evropian’’, ku kuqezinjtë do të luajnë tre sfida në tetë ditë. Risitë e kësaj liste janë Fidan Aliti, mbrojtësi i Luzern dhe Sokol Cikalleshi që ka dhuruar një sezon fantastik me Kukësin këtë sezon. Për herë të parë fanellën e kombëtares pritet ta vesh edhe Taulant Xhaka, i cili kohë më parë ka zgjedhur të luaj për kombëtaren shqiptare por për shkak të dëmtimeve i është dashur të shtyj prezantimin me fanellën e kombëtares. Në këtë listë dallojnë edhe rikthime të rëndësishme si ato të Telit, Vajushit, Lilajt dhe Currit, I cili gjithashtu gjendet edhe në listën e përfaqësueses së Kosovës në miqësoret e saj. Futbollistët më në formë të skuadrës duket qartë që janë Gashi dhe E.Berisha por ndërkohë ka ardhur edhe përgjigja nga Besart Berisha që e ka të pamundur të luaj për kombëtaren ndërkohë që luan në Australi. Ndërkohë një listë e gjatë futbollistësh ishte e pamundur për tu përzgjedhur nga De Biasi për shkak të dëmtimeve apo futbollistëve që janë jashtë forme për mungesë aktivizimi. Kështu emra, si: Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Jahmir Hyka, si dhe Burim Kukeli, Vullnet Basha dhe Ilir Berisha do mungojnë në këtë test të trefishtë miqësore. Ndërkohë është parë që Loret Sadiku sërish nuk është pjesë e kombëtares kuqezi duke zgjedhur atë të Kosovës. Ndërkohë gjatë intervistës De Biasi ka sqaruar se ka pasur një takim me teknikun e përfaqësueses se Kosovës. Ai ka shpjeguar se i kanë premtuar njëri-tjetrit bashkëpunim dhe se Kosova do të ndihmojë Kombëtaren e Shqipërisë për aq kohë sa Kosova nuk luan në eleminatore. Shqipëria, do të ndeshet më 31 maj në Zvicër kundër Rumanisë në orën 19.00. Katër ditë më pas ajo do të zhvillojë miqësoren e dytë, në Budapest kundër Hungarisë në orën 20.30 dhe më datë 8 qershor në San Marino në orën 20.30 ndaj vendasve.
Lista e Kombëtares për tre takimet miqësore:
1.Etrit Berisha
2.Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4.Fidan Aliti
5.Lorik Cana
6.Debatik Curri
7.Ermir Lenjani
8.Andi Lila
9.Taulant Xhaka
10.Amir Abrashi
11.Sabien Lilaj
12.Ergys Kace
13.Emiljano Vila
14.Sokol Cikalleshi
15.Shkelzen Gashi
16.Edmond Kapllani
17.Valdet Rama
18.Hamdi Salihi
19.Armando Vajushi
20.Mergim Mavraj
21.Elseid Hysaj
Të dëmtuar
Jahmir Hyka
Ledian Memushaj
Ervin Bulku
Migjen Basha
Odise Roshi
Alban Meha
Taulant Xhaka
(Marrë nga Asport.info)

Related

Sport 7050122935510835051

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item