Deputetët e LSDM-së firmosin dorëheqjet

Të gjithë 34 deputetët e përbërjes së re opozitare në Parlament kanë nënshkruar dorëheqjet për funksionin e deputetit. Dorëheqjet, me të cil...


Të gjithë 34 deputetët e përbërjes së re opozitare në Parlament kanë nënshkruar dorëheqjet për funksionin e deputetit. Dorëheqjet, me të cilat konfirmohet se ata nuk do të hyjnë në Parlament, siç ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i partisë Oliver Spasovski, ende nuk dihet se kur do të dorëzohen në legjislaturë. 
“Për këtë do të informoheni shtesë”, ka deklaruar Spasovski duke konfirmuar informacionin që më herët doli në opinion se LSDM më ka përgatitur dorëheqjet. 
Ndërsa, është e mundur që LSDM të ballafaqohet me manifestim të ri të mosnjohjes së procedurës. Vetë dorëzimi i dorëheqjeve nuk mjafton, por atë duhet ta bëjë deputeti në seancë të Parlamentit dhe personalisht të deklarohet. 
Sekretari i LSDM-së nuk ka zbuluar se kur bashkëpartiakët e tij dhe deputetët e koalicionit që fituan vendin në Parlament kanë nënshkruar dorëheqjet. 
Më parë, për shkak të pakënaqësisë e zgjedhjeve të dyfishta të prillit, LSDM nëpërmjet deklaratave në noter refuzuan funksionin e deputetit, dhe gjithashtu kontestojnë edhe legjitimitetin e presidentit Gjorgje Ivanov. /zhurnal/

Related

Maqedoni 3948594380293598216

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item