Barack Obama, po planifikon ta bëjë më të lehtë vizitën në SHBA nga qytetarët e shteteve tjera.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po planifikon ta bëjë më të lehtë vizitën në SHBA nga qytetarët e shteteve tjera. Ai kët...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/barack-obama-po-planifikon-ta-beje-me.html
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po planifikon ta bëjë më të lehtë vizitën në SHBA nga qytetarët e shteteve tjera.
Ai këtë e sheh si investim, për shkak se vizitorët do të mund të shpenzojnë para në hotele, restorante, atraksione dhe biznese tjera, përgjatë kohës së qëndrojnë në SHBA.
Obama, para 2 vjetësh ka përshpejtuar procesin e marrjes së vizave nga qytetarët e Kinës dhe Brazilit, hapa të cilët kanë zvogëluar pritjet e vizitorëve për të shkuar në SHBA.
"Besoni ose jo, turizmi është eksport", ka thënë Obama javën e kaluar.
"Dhe nëse ne e bëjmë më të lehtë ardhjen e vizitorëve të huaj në SHBA, ata do të shpenzojnë para në atraksione amerikane, dhe kjo do ta rrisë ekonominë për të gjithë”, tha presidenti amerikan./rel