Jeta e fshehtë e Castros, e rrëfyer në një libër

“Në të kundërt të asaj që thoshte shpesh, ai kurrë nuk ka hequr dorë nga rehatia e kapitalizmit”, shkruan Juan Reinaldo Sánchez, që përgjatë...


“Në të kundërt të asaj që thoshte shpesh, ai kurrë nuk ka hequr dorë nga rehatia e kapitalizmit”, shkruan Juan Reinaldo Sánchez, që përgjatë 17 vjetësh ka qenë truproja e Fidel Castro dhe që tani publikon një libër për jetën private të liderit të revolucionit kuban. Jahte luksoze, dhjetëra rezidenca të shpërndara në të gjithë ishullin, ferma në ishujt karaibian, janë disa nga detajet që nxjerrë në dritë libri “Ana e fshehtë e Fidel Castros”, i shkruar në bashkëpunim me gazetaren franceze Axel Gyldén. Komandanti u kujdes shumë që të mbante larg vëzhgimeve të kubanëve jetën e tij private. “Ky është sekreti i ruajtur më mirë i Revolucionit”, siguron Juan Reinaldo Sánchez, sipas ekstrakteve të librit. Burri që shoqëroi pothuajse çdo ditë Fidel Castro-n mes viteve 1977 dhe 1994 përshkruan jahtin luksoz të liderit, ”Aquarama II”, me katër motorë, që i dhuroi lideri sovjetik Leónidas Breznev. Ankorohej në portin e tij privat të Gjirit të Derrave dhe çdo udhëtim përfshinte një koleksion të tërë, të përbërë nga dy anije të tjera, një prej tyre e medikalizuar (e ndërtuar për të ofruar shërbime mjekësore), një patrullë ushtarake dhe disa aeroplanë në gatishmëri për të parandaluar që komandanti të pësonte ndonjë sulm. Në përgjithësi, “Aquarama II” shërbente për shëtitje të këndshme, por edhe për të shkuar në “Cayo Piedra”, një ishull i vogël që ndodhet në juglindje të Kubës, një “parajsë për milionerë”, në të cilin Castro qëndronte i rrethuar nga luksi. “Fidel Castro ka lënë të kuptohet se Revolucioni nuk e ka lënë të marrë frymë, nuk i ka dhënë asnjë kënaqësi, që injoronte dhe përçmonte konceptin borgjez të pushimeve. Gënjente”, thotë Sanchez.

Gjuetia nënujore 
Truproja raporton se ai ka qenë me qindra herë në atë parajsë të vogël, ku ishte i ngarkuari për të shoqëruar komandantin gjatë gjuetive të shumta nënujore në thellësitë detare pothuajse të virgjëra. Nëse moti ishte i butë, Fidel dhe gruaja e tij Dalia shkonin pothuajse çdo fundjavë në Cayo Piedra, ndërsa në kohërat me shi komandanti preferonte gjuetinë e rosave në vilën “La Deseada” me vendndodhje në provincën Pinar del Rio. “Në gusht, Castro-t vendoseshin për një muaj në ishullin tij të ëndrrave”, nga i cili lideri shkonte Havana me helikopter nëse ishte e domosdoshme”, shton ai. Asnjë kuban i zakonshëm nuk mund të shkeltë në ishullin e fshehtë të Castros, në të cilën ftoheshin vetëm një grup i vogël të  privilegjuarish, më së shumti të huaj. Reinaldo Sanchez kujton ish presidentin kolumbian Alfonso López Michelsen, sipërmarrësin francez Gérard Bourgoin, i njohur si “Mbreti i i pulave”, pronarin e CNN, Ted Turner, apo diktatorit të Republikës Demokratike Gjermane Erich Honecker. Edhe pse më të zakonshmit e vendit ishin shkrimtari Gabriel Garcia Marquez dhe heroi i revolucionit Antonio Núñez Jiménez. Në një nga këto vizita autori tregon, “Fidel i propozoi “Gabos” të lançohej për të marrë presidencën kolumbiane me mbështetjen e Kubës, por shkrimtari preferonte “të shijonte kënaqësitë e jetës duke qëndruar rehat larg politikës”.

Ëndrra internacionaliste
Atë që nuk e arriti me Garcia Marquez për të pasur një garanci në Kolumbi, e arriti disa vjet më vonë me Hugo Chavez në Venezuelë, thotë Reinaldo Sanchez, i cili siguron se udhëheqësi Kuban gjithmonë ka pasur synim linjën e naftës të atij vendi.
“E dinte që ishte çelësi për të financuar ëndrrën e tij internacionaliste për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara”, shton ai. “Ana e fshehtë e Fidel Castro”, nuk përshkruan vetëm luksin e jetës së diktatorit kuban, por analizon edhe aspektet e tjera të regjimit të tij, dinastisë familjare, të ndjekur nga vëllai i tij Raul. Ish- truproja gjithashtu fokusohet në zakonin që kishte Fidel për të regjistruar të gjithë kolegët dhe miqtë e tij, ose përpjekjet e tij për të përhapur revolucionin në Nikaragua. Reinaldo Sanchez u ndëshkua në vitin 1994 kur kërkoi dorëheqjen dhe daljen në pension. Ai u burgos dhe pas shumë peripecish, arriti të arratisej në vitin 2008-të për t’u bashkuar me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara.










































Related

Top Lajm 4370776772020122901

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item