KA MBETUR VETËM ME CELËSAT NË DORË: Kjo është gruaja që humbi gjithçka

Suada Osmanoviq dhe burri i saj Muharremi, nga rrëshqitja e dheut mbetën pa shtëpinë ku kishin planifikuar t`i kalonin ditët pasi të dilnin ...


Suada Osmanoviq dhe burri i saj Muharremi, nga rrëshqitja e dheut mbetën pa shtëpinë ku kishin planifikuar t`i kalonin ditët pasi të dilnin në pension. Që fatkeqësia të jetë më e madhe, kjo është shtëpia e dytë nga e cila i mbetën vetëm çelësat si një kujtim i trishtë.

Suada Osmanoviq dhe burri i saj Muharremi, nga fshati Paraça i Kalesisë së Bosnjë-Hercegovinës, nga rrëshqitjet e dheut e humbën shtëpinë.
Para se të shpërthente lufta në Bosnjë, Suada jetonte në Prijedor. Kishte familje, shtëpi dhe punë, pastaj erdhi lufta. Në vitin 1992 u detyrua t`ia mbath nga shtëpia e saj, pasi çetnikët ia vranë burrin bashkë me 250 bashkëvendës të tjerë.


- E pashë se si merrte fund çdo gjë, njeriu me të cilin kisha bërë fëmijët, prona, liria…I mora çelësat e shtëpisë dhe arrita t`i shpëtojë tre fëmijët dhe veten time duke shkuar në “botën e bardhë”. Në Zvicër punova, u mundova, u kujdesa për fëmijët që t`i nxjerrë në rrugë të drejtë. Kur pas tetë vjetësh u martova me Muharremin, vendosëm ta ndërtojmë një shtëpi në fshatin e tij të lindjes, ku do të mund t`i kalonim ditët pas daljes në pension – flet me trishtim Suada, e cila nga shtëpitë arriti të ruaj së paku nga një kujtim .
Suada i ruan çelësat edhe të shtëpisë së saj të dikurshme në Prijedor. Në dorën e saj i shtrëngon edhe çelësat e shtëpisë në Paraça. E dashuronte çdo tullë në ato shtëpi dhe i duket e pabesueshme që fati e vuri ne sprovë për herë të dytë./tetovanews.info

Marrë nga Dnevni Avaz

Related

Video 1878575249525399132

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item