Arritja: Shkencëtarët zbulojnë si të konvertojnë dritën në materie
Shkencëtarët janë përpjekur në 80 vjetët e fundit të konvertojnë dritën në materie dhe duket se një grup nga Imperial College of London më n...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/arritja-shkencetaret-zbulojne-si-te.html
Shkencëtarët janë përpjekur në 80 vjetët e fundit të konvertojnë dritën në materie dhe duket se një grup nga Imperial College of London më në fund ia ka dalë. John Archibald Wheeler dhe Gregory Breit ishin të parët që dolën me teorinë e shndërrimit të dritës në materie në vitin 1934. Ata thanë se ishte e mundur për nga ana teorike të ndaje atomet e dritës dhe t’i ktheje në një proton dhe elektron. Pavarësisht mosbesimit të fizikanëve modernë, shkencëtarët e Imperial College kanë treguar se teoria mund të vihet në praktikë. Shkencëtarët thonë se është tashmë e mundur të rikrijohet diçka që ndodhi në 100 sekondat e para të krijimit të universit.