Gruaja më e shëmtuar e botës jep mësime për dashurinë
“Gruaja më e shëmtuar në botë” nuk është dekurajuar aspak për pamjen që ka! Ajo ka realizuar dëshirën e saj për të komunikuar, për t’i mësua...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/gruaja-me-e-shemtuar-e-botes-jep-mesime.html
“Gruaja më e shëmtuar në botë” nuk është dekurajuar aspak për pamjen që ka!
Ajo ka realizuar dëshirën e saj për të komunikuar, për t’i mësuar të tjerëve ndjenjën e dashurisë dhe të tolerancës. E vlerësuar nga publiku, e reja Lizzie e vazhdon rrugëtimin e saj pa ndrojtje dhe turp.
Lizzie Velasquez, ishte vetëm 16 vjeç, kur zbuloi se cilësohej si “më e shëmtuara e botës”, nëpërmjet një videoje që e kishte krijuar një shoku i saj i klasës. Megjithatë, pikëllimi e bëri atë më të fortë! Lizzie vendosi të mos dorëzohej, por të “nxirrte jashtë” shpirtin e saj të madh nga trupi i saj i vogël. Tashmë ajo është një nga mësueset më të mira të motivimit, për vlerësimin e jetës, dashurisë, shoqërisë dhe tolerancës. E dashura Lizzie, është e “shëmtuar” për shkak të një sëmundjeje që e ka goditur atë qyshkur ka lindur! Pavarësisht cilësisë dhe sasisë së ushqimeve që ajo ha, trupi nuk arrin t’i shëndoshet asnjëherë!