Renditja e klubeve, Reali në vendin e parë

Reali i Madridit është klubi me më shumë fitime për sezonin 2012-2013. Sipas një raporti të hartuar nga “Deloitte’s Football Money League”, ...


Reali i Madridit është klubi me më shumë fitime për sezonin 2012-2013. Sipas një raporti të hartuar nga “Deloitte’s Football Money League”, klubi merengues arkëton më shumë se çdo shoqëri tjetër për të nëntin sezon rresht duke shënuar një rekord më vete. Me 518.9 mln Euro, Reali lë pas Barcelonën me 36 mln Euro më pak, ndërsa ajo që bie në sy është rënia e lirë e Manchester United që largohet nga podiumi për herë të parë që kur kompania Deloitte harton këtë raport. Përpara anglezëve renditet Bayerni i Mynihur me 431.2 milionë Euro. Hapin e madh në renditje e ka bërë Paris Saint Germain që katapultohet nga vendi i dhjetë në të pestin me një rritje prej 81% që përkthyer në shifra është 398.8 mln Euro.
Parizienët fituan titullin e Ligue 1 pas 19 viteve dhe sipas të dhënave, presidenca e re nga Katari gjeneroi të ardhura të mëdha për shkak të riformatimit të sistemit komercial të shoqërisë. Sipas të dhënave, Premier League mbetet kampionati i parë me 6 klube të përfaqësuara në 30-ëshen e parë, e ndjekur nga Serie A dhe Bundesliga me 4, ndërsa La Liga me 3. Një e dhënë tjetër interesante është edhe hyrja e Fenerbahces që bashkë me Galatasaray janë dy skuadrat e vetme turke. “Deloitte” e ka hartuar këtë listë bazuar në të ardhurat e klubeve ku përfshihen biletat e shitura, të ardhurat nga të drejtat televizive, sponsorizimet dhe operacionet e tjera komerciale.

Related

Sport 6382868259623983071

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item