Historia, arti dhe religjioni i fisit Maya
Maya, kështu quhet popullsa indigjene që ka jetuar në Amerikën Qendrore, mes Meksikës jugore, Guatemalës, Hondurasit, dhe Salvadorit. Sot p...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/historia-arti-dhe-religjioni-i-fisit.html
Maya, kështu quhet popullsa indigjene që ka jetuar në Amerikën Qendrore, mes Meksikës jugore, Guatemalës, Hondurasit, dhe Salvadorit. Sot popullsia e atyshme është konvertuar në fenë e krishterë, por ruan, veçanërisht nëpër tributë primitive, shumë tradita dhe zakone të popullsisë antike parakolombiane, prej së cilës rrjedh. Gjuhët e sotme maya ndahen në dy grupe kryesore: huaxteco dhe maya.
Historia
Rreth shekullit të tretë Majatë e lashtë ndërtuan një perandori të copëzuar në një numur të madh qytetesh, por të bashkuar përsa u përket lidhjeve gjuhësore dhe kulturale. Mbi historinë e tyre dihet pak. Zakonisht përmenden një Perandori Antike (320-900, shtrirë në rajonin e Peten, Guatemalë) dhe një Perandori Re, e krijuar nga pushtimet e Toltekëve, e kufizuar në Jucatán dhe që zgjati nga 900 deri më 1697, por shuarja e saj pat filluar që më 1523, vit i pushtimit spanjoll të krahinës. Të zhvilluar në astronomi dhe matematikë, Mayatë përdornin një kalendar të bazuar në vitin diellor prej 365 ditësh dhe sistemin e numurimit me njëzet, ndërsa në shkrim kishin një sistem ideografik me bazë hieroglifet. Struktura e shoqërisë ishte rreptësisht hierarkike, ku mbizotëronte klasa e priftërinjve (periudha klasike) dhe e luftëtarëve (epoka tolteke). Ndërkohë skallavëria ishte shumë e pranishme.
Arti e religjioni
Majatë shkëlqyen në ndërtimin e qyteteve madhështore, qendrave të tregtimit dhe ato të kultit. Tikal, është më i madhi dhe më i lashti, me tempujt e tij dhe piramidat. Kopan, Piedras Negras; Palenkue, me fasadat e stolisura të ndërtesave; Kikén Itzá, qyteti i shenjtë që ruan gërmadha të mëdha tempujsh, me Kastilon tempullin e luftëtarëve të dekoruar me piktura murale; Labná e Uxmal, qendër e madhe arkitektonike, me pallatin e shkëlqyer të guvernatorit, stolisur së jashtmi nga një mozaik gurësh ku realizohen forma elegante abstrakto-gjeometrike, tipike për shijen e Majave. Religjioni i Majave, prej të cilit ne njohim vetëm atë të periudhës së Perandorisë së Re, ishte një formë politeizmi. Përmbi të gjithë zotat ishte zoti diellor Itzamina, biri i krijuesit të botës Hunab dhe bashkëshort i perëndeshës hënore Ixkel. Në mitologjinë e Majave krijimi i njerëzve e i botës shihej si një vepër e zotave, për të egzistencën e të cilëve kulti që njerëzit do t’u ngrinini shte shumë i nevojshëm kulti.
Krijimi simbas Majave
Koha për Majatë lindi dhe mori emër kur qielli nuk egzistonte dhe toka nuk ishte zgjuar nga gjumi.
Ditët u nisën nga lindja dhe filluan të ecnin.
Dita e parë nxori nga rropullitë e saj tokën dhe qiellin.
Dita e dytë ndërtoi shkallën prej nga do të zbriste shiu.
Dita e tretë krijoi ciklet e detit e të tokës dhe shumë gjëra të tjera.
Për vullnetin e ditës së katërt, toka e qielli u prirën aq shumë ndaj njeri-tjetrit sa gati u takuan.
Dita e pestë vendosi që të gjithë do të punonin.
Nga dita e gjashtë vërshoi drita e parë.
Në vendet ku nuk kishte asgjë, dita e shtatë e mbushi tokën me të gjitha gjërat.
Dita e tetë zhyti në tokë duart dhe këmbët.
Dita e nëntë krijoi botërat e nëndheshme.
Dita e dhjetë u paracaktoi botërat e përtejshme atyre që kanë helm në shpirt.
Në brendësi të diellit, dita e njëmbëdhjetë mbruajti gurin dhe pemën.
Dita e dymbëdhjetë bëri erën. Shfryu erën dhe e quajti shpirt që të mos kishte vdekje në të.
Dita e trembëdhjetë lagu tokën dhe me baltën e saj mbruajti një trup si ky që kemi. Kështu kujtohet në Jukatan.
Zoti i misrit
Religjioni Maja që siç e thamë ishte politeist; ai bazohej mbi konceptin e dualitetit: jetës e vdekjes, ditës e natës, mashkullit e femrës.
Priftërinjtë kremtonin rite të ndryshme, e në kësi rastesh visheshin me lëkura drerësh, jaguarësh apo kafshësh të tjera, me qëllim që të përftonin aftësitë e tyre të veçanta.
Shumë tradita Maja janë përcjellë deri në kohën tonë nëpërmjet Indiosve të tanishëm, të cilët vijojnë t’i respektojnë edhe në ditët e sotme.
Është ende i fortë respekti për natyrën, martesën, shtatëzaninë, ndihmën dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë mes familjeve të fshatit, e traditat antike.
Natyra
Egziston një respekt i vërtetë për natyrën; toka konsiderohet si nënë dhe asaj i kërkohet leje përpara çdo mbjelljeje apo tjetër pune bujqësore.
Martesa
Djali shkon në shtëpinë e vajzës e cila nuk mund ta pranojë menjëherë. Djalit i mbeten edhe dy mundësi të tjera, dhe nëse refuzohet nuk ka më të drejtë ta kërkojë për grua.
Shtatzania
Gjatë periudhës së shtatzanisë, gruaja nuk duhet të shohë asnjë fëmijë tjetër e duhet të bëjë shëtitje të gjata nëpër fusha, me qëllim që të vihet në kontakt me natyrën e për t’ia bërë të dashur atë edhe fëmijës që ka në mitër. Për të lindur fëmijën gruaja nuk mund të shkojë në spital, e mbasi të ketë djegur kërthizën, fëmija duhet të mbetet vetëm me të ëmën për tetë ditë.
Kulti i Majave
Ja si e konceptonin Majatë universin: trembëdhjetë qiej e nëntë mbretëri të nëndheshme, mes të cilave ishte vendosur toka e përfytyruar si një sipërfaqe e sheshtë në formë katrore, e përshkuar nga boshti i diellit. Në qendrën demografike të tokës rritej një pemë gjigande baobabi që i shtrinte rrënjët e saj në nëntë nënshtresat e botës së nëndheshme, duke përshkuar me trungun dhe rrënjët trembëdhjetë qiej, çdonjeri prej të cilëve nën sundimin e një hyjnie. Në pikat e horizontit, të simbolizuara sejcila nga një ngjyrë ( i bardhë veriu, i zezë perendimi, i verdhë jugu, i kuq lindja) gjenden katër hyjni, pleq dhe me mjekra, që mbanin qiellin me krahët e tyre dhe katër pemë baobabi, mbi çdonjeri prej të cilëve kishte bërë folenë nga një zog; puplat e sejcili prej tyre kishin ngjyrën e një pike të horizontit. Sipërfaqja e tokës përfytyrohej e vendosur mbi shpinën e një aligatori tepër të madh, kurse qielli mendohej i përshkuar nga një gjarpër dykokësh e me trupin e pikëluar prej yjeve. Në këtë univers në të cilin koha, hapsira, bota fizike dhe bota e mbinatyrshme ishin një gjë e vetme, njerëzit e zakonshëm nuk ishin në gjendje ta interpretonin vullnetin e zotave që ishin të shumtë e të identifikueshëm me forcat e natyrës. Ashtu sikundër forcat e natyrës mund të ishin të dobishme ose të dëmshme, në panteonin Maja egzistonin “hyjni të mira” që sillnin shiun, bënin misrin të rritej, siguronin begati dhe “hyjni të këqija” që nxisnin kriza urie dhe thatësire, shkaktonin vdekje, bënin të shpërthenin luftëra. Kinich Ahau ishtezoti i fuqishëm i Diellit; Ah Mun, zoti i ri i Misrit; Kiak me çataj të përkulur, zot i shiut; ose Ah Puk, “zoti i Vdekjes”. Kishte edhe hyjni të veçanta që lidheshin me gjuetinë, peshkimin, poezinë, muzikën, mjekësinë, lindjen e deri edhe vetëvrasjen. Të gjitha këto qënie të mbinatyrshme paraqiteshin me një përzierje të çuditshme pjesësh njerëzore (antropomorfizëm kafshësh (zoomorfizëm): njerëz me trup gjarpëri apo aligatori, zogj me kokë njerëzore, breshka me zhguall që i ngjan fytyrës njerëzore,mnvr.org.