Erdogan kërcënon Rusinë

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Moskën se Ankaraja do të mbyllë ngushticën e Bosforit për anijet ruse, në qoftë se do të...


Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Moskën se Ankaraja do të mbyllë ngushticën e Bosforit për anijet ruse, në qoftë se do të ketë dhunë ndaj Tatarëve në Krime. 
“Nëse të vetëshpallurit, autoritetet e Krimesë apo të ashtuquajturit luftëtarë të vetëmbrojtjes do të kryejnë dhunë kundër Tatarëve që jetojnë në gadishullin e Krimesë, Turqia do të jetë e detyruar të mbyllë kalimin nëpër ngushticën e Bosforit për anijet ruse”, u shpreh Kryeministri turk në një program televiziv. 
Ai, ndër të tjera tha, se Turqia do të jetë gjithmonë pranë bashkëkombësve të tyre në Krime, dhe se bisedimet me Rusinë do të vazhdojnë në të gjitha fushat për t’i mbrojtur të drejtat e Tatarëve të Krimesë. 
Erdogan shtoi se, përveç diskutimeve me autoritetet ruse do të mbahen diskutime me autoritetet gjermane, azerbajxhane dhe kazake, njoftoi agjencia Ukrinform. Turqia deklaroi se nuk i njeh rezultatet   e referendumit në Krime, i cili u mbajt të dielën, dhe e quajti të paligjshëm votimin për bashkimin e gadishullit ukrainas me Rusinë, raportojnë mediat turke. 
Ngushtica e Bosforit (Bogaziçi) është ngushticë detare, e cila lidh Detin e Zi me detin Marmara. 
Bosfori ndodhet në mes të Gadishullit Ballkanik dhe atij të Azisë së Vogël, dhe ndan Europën nga kontinenti i Azisë.
Ngushtica e Bosforit, bashkë me Dardanelet bashkojnë Detin Egje me Detin e Zi. 
Nëpër të dy ngushticat kalojnë rrugët të rëndësishme ndërkombëtare. Ngushtica e Bosforit ka një gjatësi rreth 30 kilometra dhe gjerësi nga 0,7 deri 3,7 kilometra, ndërsa thellësia është nga 30 dhe 120 metra. 
Në Stamboll janë të ndërtuara dy ura të cilat lidhin dy brigjet e dy kontinenteve: “Ura e Bosforit“, e ndërtuar në vitin1973 e gjatë 1.074 metra, dhe „Ura e Mehmetit “, e cila është ndërtuar në vitin 1988 dhe është e gjatë 1.090. /Shekulli/

Related

Botë 1019582328541725615

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item