KRIMEA / Turizëm, baza ushtarake dhe rrugë energjie. “Thesarët” që Cari nuk do t’i lëshojë

Putini mund të jetë duke menduar të shmangë gjurmën e gazsjellësit të ri Nord Stream, duke e bërë të kalojë përmes Krimesë dhe Ukrainës jugp...


Putini mund të jetë duke menduar të shmangë gjurmën e gazsjellësit të ri Nord Stream, duke e bërë të kalojë përmes Krimesë dhe Ukrainës jugperëndimore, në vend që të kalojë në thellësitë e Detit të Zi dhe prej këtu në Bullgari. Kursimi: më shumë se 14 miliardë Euro. Në fund të fundit, marrëdhëniet mes Rusisë, Ukrainës dhe Europës mbahen përmes një skeme reciprociteti që ka funksionuar për 23 vjet, duke filluar natyrisht nga energjia. Putini mendon që ky mekanizëm është prishur me revolucionin e Majdanit. Tani ai kërkon një fitore edhe ekonomike në Krime
E vetme Krimea nuk mund të qëndrojë. Nuk ka burime uji të pijshëm, as centrale elektrikë. Nëse qeveria e Kievit do të vendoste të ndërpriste furnizimin me gaz, tre familje në katër do të mbeteshin në të ftohtë dhe nuk do të mund të gatuanin. Gadishulli i Jaltës dhe Sevastopulit varet nga pjesa tjetër e vendit. Ekziston edhe një shifër që Ministria e Financave e qeverisë së re ukrainase e përdor si instrument propagande: 749 milionë Euro. Eshtë shuma që cdo vit, kryeqyteti i transferon Republikës për të mbyllur bilancin. Qindarka për Vladimir Putinin? Ndoshta jo, duke parë që buxheti rus është tashmë në një deficit prej 6.5 miliardë Eurosh. Apo ndoshta po, pikërisht sepse ato qindra miliona shpenzime të mëtejshëm do i garantonin Kremlinit kontrollin e plotë të gadishullit. Putini nuk mendon për 6 milionë turistët në vit (në një popullsi prej 2 milionësh), as edhe për verërat e mrekullueshme të Jaltës. Gjëra që ngrohin zemrën dhe sjellin 60 përqind të të ardhurave për sistemin lokal. Por janë veprimtari që mjaftojnë sa për të mbijetuar, burime jo shumë ushqyes: të ardhurat për frymë të një qytetari të Republikës separatiste janë sa 66% e mesatares ukrainase dhe 80 % e asaj ruse.
Në të vërtetë, është e kotë të kërkosh ndonjë thesar të fshehur në të dhënat dhe statistikat zyrtare. Sigurisht, urdhëri nga Kremlini për të nxjerrë kallashnikovët nuk erdhi prej ndonjë industrie bujqësore apo turistike. Rëndësia e Krimesë është e lidhur me pozicionin e saj. Në lojë nuk janë interesat e Rusisë së sotme, por ata të të nesërmes. Mbi të gjitha, ushtarakë. Baza detare e Sevastopulit mund të fuqizohet deri sa të shndërrohet në avanpostin rus në krahun lindor të NATO-s. Nga Deti i Zi lagen partnerë të ndryshëm të Aleancës atlantike: Rumania, Bullgaria dhe mbi të gjitha, Turqia. Analistë të tjerë sugjerojnë që të ndiqet pista e naftës. Pranë brigjeve janë ngritur tashmë impiante për kërkime gazi në det. Vëllimet janë ende të vegjël, por potenciali ka tërhequr vëmendjen e kompanive të mëdha shumëkombëshe, si amerikanet ExxonMobil dhe Chevron, holandezja Royal Dutch Shell dhe madje edhe Petrochina. Ndoshta në fund eksplorimet nuk do të japin rezultate të dëshirueshëm. Por mund të ndodhë edhe e kundërta dhe atëherë roli i Rusisë si eksportues i madh mund të ridimensionohet. Gjithmonë nëse kompanitë e huaja nuk gjenden, krejt papritur, falë ushtarëve me kamuflazh, duke bërë biznes me Moskën dhe jo me Kievin. Sa vlen ky bast në terma ekonomikë? E pamundur të hamendësosh për numrat, por sigurisht që vlen shumë. Sic mund të mendohet edhe një tjetër hipotezë, që është hedhur ditët e fundit prej shtypit anglez.
Putini mund të jetë duke menduar të shmangë gjurmën e gazsjellësit të ri Nord Stream, duke e bërë të kalojë përmes Krimesë dhe Ukrainës jugperëndimore, në vend që të kalojë në thellësitë e Detit të Zi dhe prej këtu në Bullgari. Kursimi: më shumë se 14 miliardë Euro. Të gjithë këta ndryshime, këto ambicie mund të transformohen në projekte zhvillimi shumëpalësh, me fitime për shumë vende. Në fund të fundit, marrëdhëniet mes Rusisë, Ukrainës dhe Europës mbahen përmes një skeme reciprociteti që ka funksionuar për 23 vjet, duke filluar natyrisht nga energjia. Putini mendon që ky mekanizëm është prishur me revolucionin e Majdanit dhe me dëbimin e garantit të tij, Viktor Janukovic. Tani ai kërkon një fitore edhe ekonomike në Krime.
Corriere della Sera
bota.al

Related

Shtypi i huaj 2290282201878653700

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item