Krimea iku, radhën e ka “shpëtimi” i Ukrainës
Timothy Garton Ash Arseniy Yatseniuk tha se “për hir të ruajtjes së unitetit dhe sovranitetit të Ukrainës”, qeveria e Kievit është e gatshme...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/krimea-iku-radhen-e-ka-shpetimi-i.html
Timothy Garton Ash
Arseniy Yatseniuk tha se “për hir të ruajtjes së unitetit dhe sovranitetit të Ukrainës”, qeveria e Kievit është e gatshme të ofrojë “masën më të madhe fuqizuese” kryesisht për rajonet lindore rusfolëse. Kjo do të përfshijë dhënien e së drejtës për zotërimin e forcave policore në qytete dhe vendimmarrjen në fushën edukative dhe kulturore. Ky do të ishte veprimi më kuptimplotë.
Vëmendje: kjo ka të bëjë me gjithë territorin e Ukrainës, jo vetëm me atë të Krimesë. Vladimir Putini ka njohuri rreth kësaj, po ashtu edhe populli i Ukrainës. Edhe pse është raportuar rreth vrasjes së një ushtari në Kiev, sistemi qeverisës i Ukrainës nuk mund ta rikthejë kontrollin mbi Krimenë. Tani situata kritike shfaqet në pjesën lindore të Ukrainës. Nëseshumica e popullit të Ukrainës, duke përfshirë edhe banorët nga ana lindore e saj, marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës më 25 maj dhe nëse këto zgjedhje mbahen të lira, të drejta dhe paqësore, Ukraina mund të mbetet ende një shtet i pavarur, por pa Krimenë. Më pas, Ukraina do t’i kthehet formës demokratike dhe kushtetuese. Prioriteti ynë i parë do të mbështetej në gjithçka që BE-ja dhe Perëndimi do të bëjnë gjatë muajve të ardhshëm.
Vetëm ndonjë bashkudhëtar i padjallëzuar do të mund ta mbronte faktin se grupet pro-ruse tani janë duke shkaktuar parregullsi, çrregullime dhe dhunë në qytetet si Donetsk dhe Kharkiv, që cilat nuk mbrohen vazhdimisht nga Moska. Të martën në “New York Times” ishte publikuar një shpjegim demonstrues, i cili shpjegonte një ngjarje të ngjashme lidhur me situatën në Kharkiv. Në pjesën e përparme të statujës së Leninit në Kiev ishte shfaqur mbishkrimi: “Atdheu ynë: Republika e Bashkimit Sovjetik!” Ashtu siç kishin deklaruar edhe reporterët, kjo ngjarje ishte realizuar vetëm për televizionin rus.
Mediet do të jenë të përgatitura çfarëdo që Putini përfundimisht do të vendosë apo planifikojë, qoftë ndonjë ndërhyrje eskaluese, apo ashtu siç edhe padyshim parapëlqehet, kërkesa e kthimit të gjithë shtetit nën ndikimin rus.
Do të ishte e palogjikshme të mendohej se populli i pjesës lindore të Ukrainës nuk frikësohet nga këto ngjarje. Kjo bie në kundërshtim me shfaqjen e mbishkrimeve “populli etnik i Ukrainës” dhe “rusët etnik”, të cilat thuajse nuk kanë kurrfarë kuptimi.
Çdo gjë me të cilën populli përballet këtu, është përzierja e identiteteve kombëtare, politike, gjuhësore dhe qytetare. Madje, ka njerëz të cilët mendojnë se janë rusë. Shumë prej tyre jetojnë kryesisht sipas zakoneve ruse, por identifikohen si njerëz nga Ukraina. Ekzistojnë shumë familje me origjinë të përzier me prindërit dhe gjyshërit e tyre të cilët u zhvendosën nga ish-Bashkimi Sovjetik. Shumica prej tyre nuk patën mundësinë as të zgjidhnin vendin në të cilin do të jetonin.
Sipas një sondazhi të mbajtur gjatë mesit të muajit shkurt u vërtetua se vetëm 15% e pjesëmarrëseve, njëherësh banorë të rajonit të Kharkivit dhe 33% e njerëzve nga Donetsku votuan pro bashkimit të Ukrainës me Rusinë. Në po të njëjtin sondazh, përqindja për qëllimin e njëjtë të votimit për Krimenë arrinte shifrën 41.
Kjo mund të mbështetet në mënyra të shumta nga Perëndimi në përgjithësi, dhe veçanërisht nga Europa. OSBE-ja, Bashkimi Europian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare duhet t’i mbushin vendvotimet me vëzhgues. Qeveritë perëndimore duhet të sigurohen se autoritetet e Ukrainës posedojnë shuma të mjaftueshme parash, në mënyrë që t’i paguajnë tatimet tani, gjithashtu këshilltarë mund të dërgojnë edhe partitë politike dhe organizatat jo-qeveritare.
Perëndimi mund ta kërcënojë Moskën me sanksione edhe më të rënda sesa ato që i ka vënë tashmë, jo vetëm nëse Putini i vë forcat civile apo ushtarake kudo në pjesën lindore të Ukrainës, por edhe nëse ai vazhdon destabilizimin e situatës në Krime përmes autorizimit të tij.
Kështu që, gjithçka që do të planifikohet për Ukrainën gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm duhet të merret parasysh në mënyrë që të ruhet identiteti i shtetit të mëparshëm, meqë ka mundësi të pësojë ndryshime.
Pak kohë pasi presidenti rus, Putin, kishte dhënë një deklaratë madhështore të martën në Kremlin, në kanalet televizive të Ukrainës u shfaq edhe një fjalim tjetër.
Duke folur në gjuhën ruse, kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatseniuk tha se “për hir të ruajtjes së unitetit dhe sovranitetit të Ukrainës” qeveria e Kievit është e gatshme të ofrojë “masën më të madhe fuqizuese” kryesisht për rajonet lindore rusfolëse.
Kjo do të përfshijë dhënien e së drejtës për zotërimin e forcave policore në qytete dhe vendimmarrjen në fushën edukative dhe kulturore.
Ky do të ishte veprimi më kuptimplotë. Tashmë ai dhe kolegët e tij duhet të shkojnë në këto vende dhe ta thonë e ta ripërsërisin këtë qëllim në gjuhën ruse. Ata duhet ta mbështesin zyrtarizimin e rusishtes si gjuhë të dytë në këto rajone. Ajo që ata nuk duhet ta heqin nga mendja është diskutimi i federalizmit vetëm se Moska e përkrah atë.
Ata vazhdimisht duhet ta mbështesin kandidimin e një rusi për zgjedhjet presidenciale dhe duhet të bëjnë më të mirën e mundshme që të vërtetojnë se ato zgjedhje janë të lira dhe korrekte, duke përfshirë raportimin e shumëllojshëm të medieve ruse dhe atyre nga Ukraina, ndryshe nga votimi në Krime.
Gjithashtu, ka ardhur koha që të nisin bisedimet me oligarkët e Ukrainës, siç është Rinat Akhmetov, fuqia e të cilit baraspeshohet me fuqinë e ndonjë institucioni shtetëror të Ukrainës Lindore.
Qetësisht dhe në mënyrë të vendosur, ata duhet të formulojnë propozim-marrëveshje apo të përballen me ndëshkime. Nëse Ukraina ndihmohet rreth çështjes së shpëtimit të pavarësisë dhe shpallet vend vetëqeverisës, perëndimin do ta përcjellë një e ardhme përparimtare në fushën e ekonomike botërore, por nëse kjo ndihmesë nuk mundësohet, atëherë Ukraina do të përballet me mungesa financiare dhe procedura të vazhdueshme gjyqësore.
Gjatë fjalimit të tij në Kremlin, Putini preku disa pika kryesore rreth unilateralizimit amerikan dhe standardeve të dyfishta perëndimore, por ajo që ai ka paralajmëruar është mbështetja e rendit ndërkombëtar. Ai rikujtoi pranimin sovjetik të bashkimit gjerman, dhe u kërkoi gjermanëve ta kthejnë unifikimin e zotërimit rus, i cili me sa duket përfshin të gjithë rusfolësit. Integriteti territorial i Ukrainës, i garantuar para 20 vjetëve më parë nga Rusia, SHBA-ja dhe Britani e Madhe është rrënuar pa pëlqimin e të gjitha pjesëve të shtetit (tërësisht ndryshe nga Skocia), pa proces të rregullt kushtetues dhe pa votë të lirë e të drejtë. Për tani e tutje, integriteti politik i Ukrainës është çështja e vetme rreth së cilës mund të priten përparime.
(Autori është komentator dhe historian britanik. Marrë nga http://www.theguardian.com/ Përktheu: Fitore Gjata)