VIDEO:Ekzekutohet lideri i ekstremit të djathtë në Ukrainë, nisin spekulimet

Një lider ultra- nacionalist ukrainas është vrarë pas një operacioni të forcave speciale. Sipas BBC, Oleksandr Muzychko, i njohur edhe si Sa...


Një lider ultra- nacionalist ukrainas është vrarë pas një operacioni të forcave speciale.
Sipas BBC, Oleksandr Muzychko, i njohur edhe si Sashko Bily, vdiq pas një përplasje me armë me policinë në një kafene në Rivne, në perëndim të Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme.
Ai ishte lideri i Sektorit të Djathtë, një grup i të djathës ekstreme, që ishte bërë i njohur gjatë protestave të fundit antiqeveritare.
Ndërkohë parlamenti i Ukrainës ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ihor Tenyukh.
Ai ishte akuzuar për pavendosmëri përballë ndërhyrjes ruse në Krime.
Vrasja e Muzychko vjen pak orë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov mbajti bisedime me homologun ukrainas, Andriy Deshchytsia. Ky ishte takimi i parë që kur Rusia ndërhyri në Krime.
Gjatë operacionit, Muzychko qëlloi mbi policinë, duke plagosur një prej tyre.
Policia iu përgjigj zjarrit dhe arriti ta kapë atë bashkë me tre të tjerë.
Ai ishte ende i gjallë kur u arrestua, por humbi më pas jetën.
Sektori i Djathtë ka deklaruar se do reagojnë pas kësaj vrasje, të cilën e kanë quajtur ekzekutim me pagesë, të urdhëruar nga ministria.
Një deputet ukrainas ka dhënë një version tjetër për ngjarjen. Ai thotë se lideri ekstremist është rrëmbyer dhe më pas u gjet i vdekur. Duart i kishte të lidhura dhe kishte dy plumba në zemër.
Sashko Bily ishte i kërkuar edhe në Rusi. Moska e shihte atë si një kërcënim për minoritetin rus në Ukrainë.
Muzychko ishte filmuar duke hyrë me një Kallashnikov në një sallë të këshillit bashkiak. Më pas ai kishte kërcënuar edhe një prokuror.

Related

Erdogan pranon: Disa prej regjistrimeve telefonike janë autentike

Regjistrime telefonatash të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan, flasin për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Por, kryeministri shprehet optimist për fitoren në zgjedhjet komunale që mbahen së s...

Filluan lojërat e luftës: Amerika dërgon anijet në Detin e Zi

Destrojeri) amerikan i pajisur me raketa, USS Truxtun, u drejtua në Detin e Zi, në atë që quhet “ushtrim rutinor i planifikuar para shpërthimit të krizës në Ukrainë”!Njoftimi vjen një ditë pasi Pentag...

Ukraina: A është ky fundi i luftës kundër terrorizmit?

Rivaliteti mes fuqive të mëdha ka qenë tipari afatgjatë i marrëdhënieve ndërkombëtare. Dhe duket se ky rivalitet po rikthehet, njësoj si në shekullin e 19, mes fuqive europianePETER BEINARTMAR, The At...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item