FOTOT/ Rusët nisin marshimin duke pushtuar fshatin e parë, presidenti ukrainas: Jemi të rrezikuar

Trupat ruse, të mbështetura nga helikopterë dhe autoblinda, kanë pushtuar një fshat ukrainas në pritje të një referendumi në Krime për bashk...

Trupat ruse, të mbështetura nga helikopterë dhe autoblinda, kanë pushtuar një fshat ukrainas në pritje të një referendumi në Krime për bashkimin me Rusinë.
Sulmi mbi Strilkove duket si e para lëvizje nga trupat e Kremlinit jashtë Krimesë, ku trupat ruse kanë qenë nën kontrollin efektiv që prej muajit të shkuar.
Nuk ka pasur raportime për të shtëna apo për plagosje.
Në një tjetër zhvillim, presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Alexander Turchinov deklaroi përpara parlamentit se vendi është përpara rrezikut real të pushtimit.
Në disa qytete në Ukrainë kanë vazhduar përplasjet mes protestuesve pro dhe kundër Rusisë.
Ka raportime se të paktën tre persona kanë vdekur gjatë këtyre përplasjeve.
Edhe në Moskë ka pasur protesta, pro dhe kundër ndërhyrjes së Rusisë në Krime.
Ndërkohë Rusia i vuri veton një rezolute të Kombeve të Bashkuara, ku kritikohej referendumi i të dielës në Krime.
Ajo ishte e vetmja që votoi kundër.
Kina, që shihet gjerësisht si aleate e Rusisë në këtë çështje, abstenoi.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item