Turizmi në hanet shqiptare
Hanet apo bujtinat, janë struktura të vogla me arkitekturë tradicionale, të cilat kanë qenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipëris...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/turizmi-ne-hanet-shqiptare.html
Hanet apo bujtinat, janë struktura të vogla me arkitekturë tradicionale, të cilat kanë qenë të përhapura në të gjithë territorin e Shqipërisë, kryesishtë në rrugë-kalimet tregtare apo ushtarake. Këto struktura kanë ekzistuar që nga periudhat e hershme Romake, periudhës Osmane dhe deri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Ato kryenin funksionet e stacioneve të udhëtarëve dhe karvaneve të tyre, fjetjes, ushqimit për udhëtarët dhe kafshëve të transportit, vendas apo të huaj.
Dokumentat e gjetura, flasin për shumë udhëtarë te huaj, që kan lënë shënimet e tyre mbi vizitën dhe udhëtimet në Shqipëri. Ata kanë përshkruar veç të tjerave, edhe Bujtinat apo Hanet ku janë strehuar, mbrojtur dhe çlodhur. Kanë folur për mikëpritjen Shqiptare, bujarinë, doket, zakonet, veshjen, sjelljen për se cilën zonë të vizituar prej tyre. Mund të përmendim Baronin dhe poetin Anglez Bajron, udhëtaren dhe studiuesen angleze Edit Durham, konsullin francez, Pouqeville, profesorin e Universitetit të Vjenës,Karl Patch, historianin anglez Hamond, e shumë e shumë të tjerë, i kanë përshkruar në shkrimet e tyre këto lloj strukturash autentike. Duke marrë në konsideratë kërkesat e shumta të turistëve të huaj dhe vendas, në kërkim të origjinales dhe asaj e cila mbetet burimore dhe e veçantë, Hanen përbëjnë një nga guidat kryesore turistike në vendin tonë.
Në qoftëse do të hidhnim një vështrim mbi shtrirjen dhe përhapjen e këtyre bujtinave, vërejmë se ato gjenden pothuajse në të gjithë teritorin tonë nga Veriu në Jug. Nga Ministria e Turizmit janë evidentuar rreth 40 Hane ose Bujtina, që ushtrojnë veprimtari hotelerie, ose më saktë, mik-pritëse të bujtësve të tyre.Administratorët e këtyre Bujtinave, janë kujdesur që të krijojnë ambientin e përshtatshëm pë pushuesit apo vizitorët. Që nga hoteleria me një komoditet bashkëkohor, deri tek gatimi karakteristik i zonës ku ndodhet.
Po kështu, diversifikimi i ofertës turistike, nëpërmjet formave të ndryshme të turizmit, siç janë agro-turizmi, eko-turizmi, turizmi kulturor, ai malor, etj. Padyshim që është i përfshirë në këto aktivitete dhe komuniteti vendas. Zona ku Bujtinat janë më tipike dhe më specifike është ajo e veriut të Shqipërisë, në zonat e malësisë së Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe.
Do të përmend disa prej haneve në qarkun e Shkodrës,ku vizitori do të gjej akomodim të mirë si dhe do të mësoj mbi kulturën dhe historinë e zonës.
1 Hani i Gjon Dukgilajt
2 Hani i GJERGJ FRANIT
3 Hani i NIK DONIT
4 Hani i NIKOLLË NAÇAJT
5 Hani i LUCË SHQUTAJT
6 Hani i GJOKË BUJAJT
7 Hani i NDOC BUJAJT
8 Hani i ZEF TINAJT
9 Hani i NIKOLL VOLAJT
10 Hani i PRELË VUKTILAJT
11 Hani i MARASH VUSHAJT
12 Hani i NIKOLIN REXHAJT
13 Hani i PRELË TINAJT
14 Hani i LEKË VUKAJT
15 Hani i LLESH NIKOLLËS
16 Hani i MARASH PLLUMBIT
17 Hani i MËHILL ÇARKUT
18 Hani i GJON FRASHNISHTËS
19 Hani i FRAN MOLLËS
20 Hani i GJON DED DOJËS
21 Hani i PAL RUPAJT
22 Hani i GJOVALIN LOKTHIT
23 Hani i NIKOLL POLISË
24 Hani i LULASH KOMETËS
ATSH