Teatri/ A janë artistët në kërkesat joshpirtërore të tregut të sotëm?!

Brett Bailey Dje, Dita Botërore e Teatrit 2014. Si çdo vit, Instituti Internacional i Teatrit ITI-UNESCO, Organizata Botërore për Performanc...

Brett Bailey


Dje, Dita Botërore e Teatrit 2014. Si çdo vit, Instituti Internacional i Teatrit ITI-UNESCO, Organizata Botërore për Performancat Artistike lëshon mesazhin, të botuar të plotë më poshtë, duke dhënë një nga shqetësimet më të mëdha që ka teatri sot në konkurrencën e lirë, ndërkohë në paradoks në Shqipëri teatri ende mbahet nga shteti

Dje, ishte Dita Ndërkombëtare e Teatrit. Instituti Ndërkombëtar i Teatrit ITI, si çdo vit përcjell urimin e ditës së teatrit dhe këtë herë përmes mesazhit të personalitetit botëror të teatrit nga Afrika e Jugut, Brett Bailey, dramaturg, regjisor, projektues, realizues instalacioni.

***

Kudo që ndodhet shoqëria njerëzore, shpirti i pamposhtshëm i shfaqjes shpallet. Nën pemë, në fshatra të vegjël dhe në skenat e teknologjisë së lartë të metropoleve globale; në salla shkollash dhe në fusha dhe në tempuj; ndër kampe, në sheshe urbane, qendra komunitare dhe bodrumesh të qytetit të brendshëm, njerëzit mblidhen bashkë të shoqërizohen në botë teatrale fluturake që ne krijojmë për të shprehur kompleksitetin tonë njerëzor, larminë tonë, thyeshmërinë tonë, në mishin e gjallë, dhe frymë, dhe zë.
Ne mblidhemi të vajtojmë dhe të kujtojmë; të qeshim dhe qahemi; të mësojmë dhe të përforcojmë dhe të imagjinojmë. Të çuditemi me shkathtësitë teknike dhe të rimishërojmë zotat. Të kapim frymën tonë kolektive në mundësinë tonë për të bukurën, dashamirësi e përbindshmëri. Ne vijmë të gjallërohemi e fuqizohemi. Të festojmë bollëkun e kulturave të ndryshme dhe të shpërbëjmë kufijtë që na ndajnë.
Kudo që ka shoqëri njerëzore, shpirti i pathyeshëm i shfaqjes shfaqet. Lindur prej komunitetit, ai vesh maska dhe kostume të traditave të ndryshme. Ai vjel gjuhët tona, dhe ritmet, dhe gjestet, dhe pastron një hapësirë ndër ne.
Dhe ne, artistët që punojmë me këtë shpirt të lashtë, ndjehemi të thirrur ta kanalizojmë atë përmes zemrës sonë, ideve tona dhe trupave tanë për të zbuluar realitet tona në gjithë mondanitetin dhe misterin vezullues.
Por në këtë moshë, në të cilën kaq shumë miliona po sfiliten të mbijetojnë, po vuajnë nën regjime shtypës dhe kapitalizëm grabitqar, po i arratisen konfliktit dhe mundimit; në të cilën fshehtësia jote pushtohet prej shërbimesh sekrete dhe fjalët tona censurohen prej qeverish që fusin hundën ngado; në të cilat po zhduken pyje, shfarosen specie dhe helmohen oqeane: çfarë ndjehemi të shtyrë për zbuluar?
Në këtë botë fuqish të pabarabarta, në të cilën urdhra të ndryshëm hegjemonikë përpiqen të na bindin se kombi, raca, gjinia, preferenca seksuale, feja, ideologjia apo korniza kulturore sundon mbi gjithçka tjetër, a i dilet në krah këmbënguljes se artet duhen shkundur prej detyrash shoqërore? A jemi ne artistët e arenave e skenave duke ju epur kërkesave të sterilizuara të tregut, apo jemi duke rrëmbyer pushtetin që e kemi tonin që të pastrojmë një hapësirë zemrat dhe mendjet e shoqërisë, të mbledhim rreth vetes njerëz, të frymëzojmë, magjepsim dhe informojmë dhe të krijojmë një botë shprese dhe bashkëpunimi zemërçelur.
Përktheu: Oltion Kadaifciu
Standard

Related

Teatri 2366362918807942075

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item