Shpikja që do të nxjerrë jashtë loje shishet plastike
Një shpikje e re për të transportuar dhe mbajtur ujin e pijshëm. Ajo është prezantuar si shishja e së ardhmes, e cila parashikohet të zgjidh...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/shpikja-qe-do-te-nxjerre-jashte-loje.html
Një shpikje e re për të transportuar dhe mbajtur ujin e pijshëm. Ajo është prezantuar si shishja e së ardhmes, e cila parashikohet të zgjidhë përfundimisht problemin e ndotjes nga ambalazhet plastike. “Ooho” është një membranë rezistente dhe e ngrënshme, e cila përbëhet nga ekstrakte dhe alga, e përpunuar me një teknikë të njohur në gastronomi, që forcon pjesën e jashtme të ushqimeve, duke ruajtur lëngun në brendësi.
Shpikja është bërë nga tre spanjollë Rodrigo García González, Guillaume Couche e Pierre Paslier, të cilët kanë marrë çmimin Lexus Design 2014.
“Pjesa e jashtme është formuar nga një membranë e dyfishtë lipidesh dhe proteinash, për të cilën kemi kërkuar recetën e duhur për një kohë të gjatë, në mënyrë që të ruhej lëngu në brendësi, – shpjegon Rodrigo Gonzalez. – Kemi përdorur një teknikë ekzistuese, për të dhënë mesazhin që njerëzit duhet të eksperimentojnë në kuzhinat e tyre. Në këtë mënyrë, ambalazhet nuk janë më një ekskluzivitet i kompanive të mëdha, por bëhen më të thjeshta, më rezistente ekonomike dhe mbi të gjitha miqësore me ambientin, pasi degradohen plotësisht. Madje janë të ngrënshme!”, thotë ai.
Sa do të jetë kostoja e kësaj shpikjeje që synon të nxjerrë jashtë loje shishet plastike? Vetëm 2 cent për copë! / Repubblica / Përgatiti: Gazmira Sokoli