KOMENT / Leksione për Greqinë, nga Uli Hënesi

Nikos Konstandaras Pati shumë pak kënaqësi në Greqi javën që kaloi, kur një prej figurave publike më të shquara të Gjermanisë – Uli Hënesi, ...

Nikos Konstandaras


Pati shumë pak kënaqësi në Greqi javën që kaloi, kur një prej figurave publike më të shquara të Gjermanisë – Uli Hënesi, ish futbollisti dhe presidenti i skuadrës më të famshme në vend – u dënua për evazion fiskal, një krim që shtypi i tabloidëve gjermanë preferojnë ta paraqesin si një tipar kombëtar i grekëve. Në vend të kënaqësisë, dënimi dhe mënyra se si Hënesi e pranoi, provokuan një ndjenjë zilie mes grekëve, një ndjesi që Gjermania është shumë më serioze për këto cështje.

Uli Hënesi nuk është i pari ndër të famshmit e Gjermanisë që dënohen për evazion fiskal, por kur ai refuzoi të drejtën për apelim dhe tha se do të kryente menjëherë burgun 3 vjet e gjysmë për evazion në shumën 28.5 milionë Euro taksa, përmes një llogarie në Zvicër, ky u pa si një xhest heroik. Ai dha dorëheqjen edhe si president i Bajernit të Mynihut. Kancelarja Angela Merkel komentoi: “Fakti që Uli Hënesi e ka pranuar tani verdiktin meriton respektin tim më të lartë”. Në këtë rast, ndëshkimi është purgatori që premton shpagimin.

A mund të ndodhë kjo gjë në Greqi? Një numër faktorësh argumentojnë të kundërtën. Deri kohët e fundit, më shumë gjasa kishte që dikush që i shmangej taksave nuk kapej, për shkak të paaftësisë, korrupsionit, ligjeve të ndërlikuar dhe procedurave vetëmohuese që përshkojnë sistemin e taksimit. Mungesa e një marrëveshje taksash me Zvicrën (zviceranët e refuzuan) ka dëmtuar përpjekjet për riatdhesuar fitime të mundshëm të nxjerrë në mënyrë të paligjshme. Dhe ka shumë pak vullnet politik për ta ndryshuar këtë situatë. Kështu, nuk ka patur ndonjë stimul për cdokënd që fsheh paratë, që të aplikojë për amnesti, ashtu sic bënë Uli Hënesi dhe 55 mijë gjermanë të tjerë gjatë 4 viteve të fundit, duke paguar mbrapsht një total prej 3.5 miliardë Euro taksa.

Evazioni fiskal në shkallë të gjerë – nga bizneset e vegjël, të vetëpunësuarit si dhe ata që fitojnë shumë – është një prej arsyeve përse Greqisë iu desh të kërkojë një paketë shpëtimi ndërkombëtare në 2010. Eshtë gjithashtu arsyeja përse marrëveshja e shpëtimit me FMN, Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane e bëri përmirësimin e mbledhjes së taksave, një prej shtyllave kryesore të marrëveshjes. Një barrë taksimi më e barabartë ishte thelbësore për të siguruar mbështetjen e publikut për programin e kursimit.

Dhe besimi i publikut është kyc për ndryshimin në Greqi. Kur ata që munden të shmangin taksat – kryesisht të pasurit, të pushtetshmit dhe ata me lidhje të forta – e bëjnë pa u ndëshkuar, të tjerë do e përdorin si arsye për të justifikuar hiletë e tyre. Rezultati? Shërbime publikë të varfër, që i detyrojnë taksapaguesit të paguajnë për shkolla dhe spitale privatë (kur munden t’i përballojnë)./bota.al

Grekët kanë diku mes 30 dhe 60 miliardë Euro në banka zvicerane, sipas burimeve jozyrtarë të përmendur nga Reuters. Dhjetëra mijëra profesionistë të vetëpunësuar deklarojnë vetëm gjysmën e të ardhurave, sipas një raporti të OECD, me një kosto vjetore për vendin prej 3.2 miliardë Euro, ose 1.75 % e GDp-së. Nëse i shtojmë kësaj faktin që 62.3 miliardë Euro janë taksa të prapambetura, dhe që cështjet duan vite të zgjidhen në gjykata, atëherë e kuptojmë madhësinë e problemit.

Dështimi i sistemit të taksimit tregon që njerëzit nuk kanë patur frikë të mashtrojnë. Në fakt ata janë inkurajuar ta bëjnë. Sa kohë që Greqia merrte borxhe pa fund për të mbushur gropat në buxhet, ky dukej një krim pa viktima, pasi deficitet buxhetorë nuk sillnin më pak shërbime. Vetëm në 4 vitet e fundit është bërë e qartë se pagimi i taksave dhe ndjekja e drejtësisë sociale kanë lidhje mes tyre, dhe nuk mund t’i shkëputësh. Ishte sikur një pjesë e madhe e vendit ishte në një gjendje ndarjeje, ku secili grup kishte besime dhe ide të papajtueshme, pa u detyruar të përballeshin me realitetin.

Në rastin e Hënesit, ne pamë se si një model kombëtar mund të ndante personin publik nga veprimet personalë të paligjshëm – deri kur u detyrua të përballej me të vërtetën në gjykatë. Në Greqi, politikanët dhe qytetarët mund të pretendonin të ishin patriotë, miq dhe qytetarë të mirë ndërkohë që punonin për të dëmtuar themelet e shoqërisë: besimin tek njëri-tjetri, besimin mes të qeverisurve dhe atyre që qeverisin.

Sistemi gjerman i taksimit dhe ai ligjor shkaktojnë frikë tek ata që mashtrojnë, dhe sjell ndëshkim pavarësisht se kush është keqbërësi. Kjo funksionon si frenues por edhe si lidhje e përbashkët. Në Greqi janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim, me reforma si një zyrë e pavarur e të ardhurave publike, një forcë e re policie financiare, auditimi i taksapaguesve të mëdhenj, kontrolli elektronik i llogarive dhe një autoritet dinamik kundër pastrimit të parave që ka ngrirë 170 milionë Euro në asete në 405 cështje, që i janë përcjellë prokurorisë. Ekspertë nga shumë vende të BE si dhe nga FMN kanë ofruar asistencë. Por deri në qershor të vitit që kaloi, investiguesit e FMN raportuan se “ka progres të pakënaqshëm”, gjë që tregon se askush nuk po i mbështet tërësisht.

Reformat në Greqi kanë nisur të ndihen, me një numër të paprecedentë arrestimesh për mashtrime me taksat. Shumë biznese dhe profesionistë po dorëzojnë faturat e blerjeve. Shumë shpejt edhe familjarët do të ndihen të frikësuar të mashtrojnë me taksat. Kur edhe ata të fillojnë të kontribuojnë pjesën e tyre, kjo do të krijojë gradualisht një sens më të fortë drejtësie sociale dhe do të dekurajojë mashtrimin, duke bërë që edhe politikanët më hezitues të rendin e të pretendojnë pronësinë e reformës. Ndërkohë, ne mund të rrijmë e të mendojmë për domethënien e autogolit spektakolar të Uli Hënesit.


NIKOS KONSTANDARAS është botues dhe editorialist në të përditshmen Kathimerini

Related

Shtypi i huaj 3625544196486787207

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item