Historia e fjalëkryqit, ja kush e shpiku
The Economist Ato janë të përhershme në gazetat ditore, që ndryshojnë në vështirësi dhe kompleksitet. Fjalëkryqet variojnë nga ato më të thj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/historia-e-fjalekryqit-ja-kush-e-shpiku.html
The Economist
Ato janë të përhershme në gazetat ditore, që ndryshojnë në vështirësi dhe kompleksitet. Fjalëkryqet variojnë nga ato më të thjeshtat që zakonisht ofrojnë dëfrim gjatë pushimeve të shkurtra e deri te testet e inteligjencës që janë përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore nga kod-zbuluesit. Por cila është origjina e fjalëkryqeve moderne?
Loja me gjetjen e fjalëve daton mbrapa në shekuj. Shembulli i njohur më i hershëm ka të bëjë me sheshin Sator, ku një shprehje latinisht është gjetur e gërvishtur në murin e qytetit të djegur roman, Pompei. Fjalë-formues të të gjitha llojeve janë gjetur në shekullin 19 në artikujt britanikë.
Por zanafilla e fjalëkryqit modern përkon me edicionin e së dielës së “New York World” të publikuar më 21 dhjetor 1913. Arthur Wynne një violinist që më pas u bë gazetar, krijoi lojën fjalë-formuese, të quajtur “Fjalë-Kryq” për faqen e suplementit “Argëtim”. Ai është babai i të gjithë fjalëkryqeve modernë. Ai ndryshonte ato në mënyra të ndryshme. Preferonte fjalëkryqet në formën e diamantit në vend të asaj në formë katrore. Ndryshe nga shumica e fjalëkryqeve moderne, nuk fjalëkryqet e tij nuk përmbanin katrorë të zinj. Sistemi i tij numerik gjithashtu është i panjohur: për shembull në vend të “2-shi horizontal, ai përdorte numrat në katrorin e parë dhe të fundit në të cilat duhet të shënohet përgjigja.”

Fjalëkryqi i Wynne-it u bë i përjavshëm në mënyrë të rregullt dhe shumë popullor. Emri i lojës ndryshoi nga “Fjalëkryq” (Word-Cross) në “Cross-Word” si pasojë e një gabimi tipografik.
Gazeta të tjera amerikanë e kopjuan shumë shpejt formatin, dhe fjalëkryqet u bënë një mani kombëtare në fillim të viteve 1920. Popullariteti i tyre shkaktoi debat mes doktorëve për efektin që ato kishin: “A ishte akti i të zgjidhurit një fjalëkryq qetësues dhe zbavitës, apo të ç’ekuilibron mendjen kur nuk arrin ta zgjidhësh atë?”. Londinezja “The Times” shkroi një artikull mbi maninë e fjalëkryqit duke e titulluar “Një Amerikë e skllavëruar”.

Por fjalëkryqet u përhapën edhe në vende të tjera në vitet 1920, dhe vetë ‘The Times’ e publikoi fjalëkryqin e parë në vitin 1930. Loja që Wynne krijoi kishte të bënte me përgjigje të shpejta konceptesh për shembull: “Çfarë ujdie pranojnë gjuetarët?” dhe përgjigja ishte “SHITJET”. Në Britani dhe në kolonitë e saj, të ashtuquajturit “fjalëkryqet e fshehta” u bënë shumë popullore. Ato përfshijnë të dhëna që zakonisht miksojnë konceptin e saktë me një të fshehur dhe mbështeten shumë në homonime, shkurtime dhe forma të tjera të fjalëve. Tradicionalisht, fjalëkryqet e fshehta të publikuara në gazetat ditore vështirësoheshin me kalimin e javëve. Sot ka shumë variacione fjalëkryqesh kombëtare dhe kulturore, forma e të cilave ndryshon nga një vend në tjetrin. Për shembull, The Economist njihet për publikimin e fjalëkryqeve të llojit të vet. Por, forma e fjalëkryqit me fjalë të mbivendosura është më i kënaqshëm, sepse nëse gjen një fjalë atëherë e ke më të lehtë për të zgjidhur tjetër.
Përgatiti: Endri Farka
Përgatiti: Endri Farka