Interesante: Çfarë thanë njerëzit e mëdhenj, para se të jepnin shpirt?!
Shumë prej njerëzve të mëdhenj, në prag të vdekjes kanë dhënë mendime qesharake, e disa të thella. Ju sjellim në vazhdim disa nga thëniet e ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/interesante-cfare-thane-njerezit-e.html
Shumë prej njerëzve të mëdhenj, në prag të vdekjes kanë dhënë mendime qesharake, e disa të thella. Ju sjellim në vazhdim disa nga thëniet e tilla, që nuk harrohen kurrë.
Jim Harkins, aktor amerikan: “Dua të vdes i qetë në gjumë, ashtu si gjyshi im, e jo duke bërtitur si udhëtarët në autobusin e tij”!
Spike Milligan, komedian britanik: “Shumë qartë ju thash se jam i sëmur”!
Humphrey Bogart, aktor amerikan: “Nuk është dashur të kalojë nga uiski në martini”!
Andrew Bredford, botues amerikan: “Zot, më fal për gabimet e shtypit”!
Dominique Buur, gramatikan francez: “Tani unë jam duke shkuar për të vdekur, ose do të vdes, dhe që të dyja gjuhësisht janë në rregull”!
Hunter Thompson, shkrimtar amerikan: “Relaksohu, kjo nuk dhemb”!
Bob Hope, komedian amerikan: “Më bafaso”!
Groucho Marx, komedian amerikane: “Kështu nuk jetohet”!
John Sedgwick, gjeneral amerikan gjatë Luftës Civile: “Nga kjo distancë nuk mund ta godisni një elefant”!
Edward Paul Abbey, shkrimtar amerikan: “Pa koment”!
Pjetri i Madh, sundimtar rus: “Jepini krejt…” (fjalia e tij nuk ka mbaruar, ndaj është enigmatike)!
John Quincy Adams, president amerikan: “Krejt kjo është nga dheu! Jam i kënaqur”!
Hector Hugh Munro, oficer britanik: “Ndale atë dreq cigare” (nga frika se armiku gjerman në Luftës së Dytë Botërore do t’i vërejë nga tymi)!
James Brown, këngëtar amerikan: “Po iki sonte”!
Nostradamusi, parashikues francez: “Nesër nuk do të jem”!
Sid Vicious, lideri i grupit Sex Pistols: “Kisha pakt me vdekjen. Dua ta përmbushi pjesën time të marrëveshjes. Dua të më varrosni pranë të dashurës. Më varrosni me xhaketën e lëkurës dhe me xhinse. Lamtumirë” (E dashura e tij ishte Nancy Spungen, për vrasjen e së cilës ishte akuzuar. Meqë ajo ishte çifute, ata nuk mund të ishin në të një njëjtën varrezë)!
Salvador Allende (para se ta vriste veten me plumb në kokë, gjatë puçit ushtarak): “Këto janë fjalët e mia të fundit dhe jam i sigurt se sakrifica ime nuk do të jetë e kotë. Jam i sigurt se të paktën do të jetë një mësim moral që do të dënojë krimin, dobësinë dhe tradhtinë”!
Napoleon Bonaparte, sundimtar francez: “Po vdes para kohës sime, ndërsa trupi do t’i kthehet tokës. Ky është fati i atij që e kanë quajtur Napoleoni i Madh. Çfarë humnere shtrihet mes mjerimit tim të tashëm dhe mbretërisë së përjetshme të Krishtit”!
Alfred Hitchcock, regjisor anglez: “Njeriu kurrë nuk e di fundin. Njeriu duhet të vdes që të shoh se çka ndodhë pas vdekjes, ndonëse katolikët i kanë disa shpresa të tyre”!
Anton Szandor LaVey, autor i Biblës satanike: “Oh, oh, çka kam bërë, diçka nuk është në rregull, nuk është në rregull”!
Thomas Hobbes, filozof anglez: “Do ta them përsëri, se po ta kisha botën në disponim do ta jepja vetëm që të jetoja edhe një ditë. Sepse, tash po e bëj hapin në errësirë”!
Salvador Dali, piktor katallan: “Nuk besoj në vdekjen time”!
Pierre-Simon Laplace, astronom francez: “Ajo që dimë nuk është shumë. Ajo që nuk dimë është e madhe”!
Henry Ward Beecher, klerik amerikan: “Tash po vjen misteri”!/femina