Londongrad, parajsa e oligarkëve, ku kapitalistët rusë fillojnë të tremben

Në ndeshjet e fundit në shtëpi të Chelsea-t, pavarësisht vendit të parë në klasifikimin e kampionatit anglez dhe kualifikimin për në cerekfi...


Në ndeshjet e fundit në shtëpi të Chelsea-t, pavarësisht vendit të parë në klasifikimin e kampionatit anglez dhe kualifikimin për në cerekfinalet e Champions League, kishte vende bosh në tribunën e nderit. Mungoni Roman Abramovic, bosi siberian i naftës i cili në një dekadë ka shpenzuar një miliardë stërlina për kukullën e tij futbollistike, gruaja e dytë Dasha Zhukova, bijë e një tjetër miliarderi rus, si dhe miqtë moskovitë që shpesh herë qëndrojnë përreth tyre në stadium. Në këtë moment preferojnë të mos duken – kështu thonë dashakeqët – për të mos i kujtuar Perëndimit që do të kishte një objektiv të lehtë nëse do të vendoste të godiste oborrtarët e Putinit me sanksione të rëndë. Një objektiv që dy ditë më parë e bëri të qartë disidenti rus, Aleksej Navalnyj, i cili u bënte thirrja SHBA dhe Europës që të ngrijnë asetet e oligarkëve në perëndim, duke filluar nga padroini i Chelsea Football Club dhe kolegu i tij më pak i pasur, Alisher Usmanov, pronar i rivalëve të Arsenalit.

Në Londongrad, sic është pagëzuar kryeqyteti britanik që kur aty kanë nisur të vijnë të pasurit e rinj të Rusisë, rritet shqetësimi. Por nuk është ende panik. Përgjatë brigjeve të Tamizit janë kaq të shumtë investimet emiliarderëve “të ardhur nga i ftohti”, saqë nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do i vinte në shenjëstër, do i bënte keq mbi të gjitha vetvetes. Sot, në Londër jetojnë 250 mijë rusë, dhe ka që thonë se janë dyfishi i kësaj shifre, një prej pakicave më të populluara në kryeqytet. Vetëm në pesë vitet e fundit, 443 prej tyre kanë investuar secili në Britaninë e Madhe të paktën 10 milionë stërlina, shumë e cila të jep të drejtën për një lejë qëndrimi dhe për të kërkuar më pas nënshtetësinë britanike (pa humbur atë ruse).

Shumëkush transferohet në Londër për të dërguar fëmijët në shkollat private angleze, ku tani 8 % e studentëve janë rusë, duke shpenzuar në total 60 milionë stërlina në vit. Janë rusë 4% të blerësve të shtëpive luksoze në qendër të Londrës, me një kosto mesatare prej 6 milinë stërlina. Janë rusë 20% e klientëve të kompanive të investimeve, me qendër në parajsën fiskale të Ishujve të Virgjër Britanikë. Në Bursën e Londrës janë kuotuar 28 kompani ruse, me një vlerë totale tregu prej 260 miliardë stërlina: në Wall Street janë të kuptuara vetëm dy. Dhe shumë agjenci shtetërore ruse bëjnë në Londër ofertat e tyre për blerje: që nga viti 1996, në Bursën e Londrës janë shitur 46 miliardë stërlina aksione të shoqërive me qendër në Moskë.

Bankierë, broker-a, ekspertë ligjorë, agjentë pasurish të patundshme, për të mos folur për restorante, butikë, koncesionarë automjetesh, parukierë për zonjat, personel shërbyesish, babysitter-e, kopshtarë, nxjerrin para prej këtij lumi investimesh. Mjafton që të përmendesh tastin e avoketërve: tashmë rusët vijnë në Londër për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, duke thënë se këtu shteti i të drejtës funksionon dhe gjykatësit nuk korruptohen, ndonëse studiot e Londrës kanë një tarifë speciale, 1500 stërlina ora, trefishi i normales. Në një proces që zgjati disa muaj, avoketërit në cështjen mes Abramovicit dhe kundërshtarit të tij, Boris Berezovskij fituan 100 milionë stërlina.

“Në parlamentin e Westminsterit rritet konsensusi për të ndëshkuar oligarkët e Londrës”, paralajëmron konservatori Brooks Newmark. Por një dokument i mbajtur keq në dorë nga një këshilltar i Kryeministrit Cameron, dhe fotografuar nga mediat, zbulon që qeveria është kundër sanksioneve ndaj komunitetit lokal të rusëve. Të konfiskosh Chelsean e Abramovicit, sic propozon dikush, “do të ishte një reagim si republikë bananesh – thotë e përjavshmja The Economist – dhe do të shkaktonte vetëm eksodin e oligarkëve drejt Hong Kongut dhe Dubait”. Dhe me një avokat të mirë mund të demonstronin edhe që sanksionet ndaj tyre janë të paligjshëm.


Megjithatë, ndokush ka ikur tashmë: një agjent pasurish të paluajtshme rrëfen për një miliarder rus që i ka kërkuar të shesë menjëherë pasuritë e tij londineze. Pra, ndoshta Londongradi nuk po lëkundet, por gjithësesi nuk ndihet më i sigurtë si më parë./bota.al

Related

Shtypi i huaj 2324504398788499367

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item