Shahu në shkolla, Gerry Kasparov në Shqipëri për të mbështetur programin

Në kuadër të programit inovativ “Sporti në Shkolla”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me legjendën e botës së shahut Geri Kaspar...


Në kuadër të programit inovativ “Sporti në Shkolla”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me legjendën e botës së shahut Geri Kasparov, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të qeverisë shqiptare dhe nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë për Inovacionit dhe Administratën Publike. Në këtë takim të zhvilluar në kryeministri të ftuar ishin edhe të rinj e të reja, nxënës, sportdashës të shahut, mes të cilëve edhe ish kampionë shqiptarë të këtij sporti.
Kryeministri  Rama theksoi përkushtimin e qeverisë për të vënë në dispozicion të këtij programi inovativ gjithë kapacitetin e mundshëm material dhe njerëzor. Duke shprehur kënaqësinë për kontributin e një figure të mirënjohur si Kasparov në këtë program, kryeministri nënvizoi se ky është një investim i domosdoshëm për dijen dhe mirëqenien.  “Ne jemi shumë të interesuar që ta zhvillojmë këtë projekt. Ne jemi shumë të përkushtuar që të vendosim në dispozicion të këtij programi të ri dhe inovativ gjithë kapacitetin tonë të mundshëm material dhe njerëzor, duke filluar me një numër modest shkollash, 10 të tilla, por me ambicien që ta zhvillojmë me shumë më tepër shpejtësi. Sepse, ne besojmë që përfshirja e shahut në procesin e edukimit është investim i drejtpërdrejt në rritjen  e kapitalit njerëzor të gjeneratës tjetër.
Duke pasur dhe një mjeshtër legjendar që na mbështet dhe na inkurajon, në radhë të parë me dijet e tij në këtë projekt të rëndësishëm, ne ndihemi më të sigurt sepse tek  e fundit fare, unë dua të ndaj me ju një bindje; Vendet  e pasura dhe ato më të pasura, nuk dallohen nga çfarë pasurie iu ka dhënë Zoti apo natyra, por nga sa dinë. Kush di më shumë ka më shumë,  e kush di më pak, ka më pak. Sot, kush investon më shumë në dije, investon më shumë në mirëqenie, nesër. Kështu që, ky është një investim në dije, është dhe një investim në mirëqenie. Prandaj dhe për ne është një investim shumë i rëndësishëm, pikërisht për të bërë të mundur atë që fëmijët që të vegjël të fillojnë të mendojnë para atij ekranit, si e tha mjeshtri, jo vetëm mbi bazë numrash, por në bazë strategjish“, tha Rama.
Nga ana e tij, ish-kampioni i botës në shah Kasparov, duke vlerësuar këtë nismë të qeverisë shqiptare u shpreh se sporti i shahut është një instrument i përsosur në përgatitjen e brezit të ri për sfidat e arsimit modern. “Besoj shumë fort se shahu i përket sistemit të arsimimit dhe do të ndihmojë që të përmbushen sfidat e arsimit modern të shekullit të 21. Është një instrument thuajse i përsosur për fëmijët në shkollat fillore që të gatisin mendjen e tyre për të përballuar sfidat e arsimimit modern.” u shpreh Geri Kasparov.

Related

Sport 1187144049612657556

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item